3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ndeshja Kosovë-Angli, ambasada britanike u tregon anglezëve se do të mirëpriten në Kosovë

Rekomandime

Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2020.

E për këtë ndeshje historike, në Kosovë është përgatitur një mikpritje e ngrohtë për të gjithë tifozët anglez që do të udhëtojnë drejt Prishtinës për të parë kombëtaren e tyre, shkruan Gazeta Express.

Një gjë e tillë i ka rënë në sy edhe ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, e cila ka bërë një thirrje për tifozët anglez që do të udhëtojnë për në Prishtinë.

- Advertisement -

“ Thirrje për të gjithë tifozët e Anglisë që udhëtojnë për Prishtinë për ndeshjen e të dielës Kosovë-Angli. Një mirëseardhje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vendin e famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Kënaquni, bëni shok dhe shijoni ushqimin e mrekullueshëm, dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit