20.8 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Ndodh edhe kjo: Gjyshi mëson shkrim e këndim në moshën 90-vjeçare

Rekomandime

Ahmet Saglam nga Golcuku, afër qytetit perëndimor turk Kocaeli, hyri në dekadën e dhjetë të jetës së tij.

Si fëmijë ai nuk kishte mundësi të regjistrohej në shkollën fillore, e kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk mësoi të lexojë dhe të shkruajë.

- Advertisement -

Megjithatë dëshira e tij nuk pushoi kurrë. Në moshën 90 vjeçare ai mësoi të lexojë dhe të shkruajë.

Në Turqi ka nisur një fushatë për të mundësuar mësimin e leximit dhe shkrimit për ata që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë rregullisht.

- Advertisement -

Kështu Ahmet Saglam vendosi të zhvillojë një kurs leximi dhe shkrimi në një qendër lokale arsimore.

Saglam, babai i pesë fëmijëve dhe gjyshi i 14 nipërve, për shkak të moshës së shtyrë dhe problemeve shëndetësore, nuk ishte në gjendje të ndiqte kursin e qendrës, e kjo është arsyeja pse mësuesi erdhi në shtëpinë e tij dhe i dha mësime për lexim dhe shkrim.

- Advertisement -

Pas përfundimit të procesit arsimor, Saglam mori një dokument në moshën 90-vjeçare që konfirmonte se ai mund të lexonte dhe të shkruante.

Ai është shprehur:

Unë do doja që të kisha mësuar të lexoja dhe të shkruaja kur isha i ri, por familja ime ishte e varfër. Ata nuk ishin në gjendje të më arsimonin. Unë u përpoqa t’jua mundësoj fëmijëve të mi që të mbarojnë shkollën. Sot mund të them se është shumë bukur të di të lexoj dhe shkruaj”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit