Një aksident rrugor ku është përfshirë dhe një makinë e patrullës së përgjithshme të policisë ka ndodhur pak më parë në Tiranë.
Në foto shihet makina e policisë e dëmtuar në pjesën e përparme, po ashtu dhe mjeti tjetër që është përplasur me të.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes për newsbomb shkak i përplasjes dyshohet se është bërë mosrespektimi i semaforit nga makina e policisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.
- Advertisement -
Grupi i hetimit ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.