-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ndryshon gjithçka, vjen alarmi i rëndë për VV-në dhe LDK-në: Ja kurthi me Nismën dhe AKR-në

Rekomandime

“Në aspektin numerik, koalicionit të ardhshëm qeveritar do t’i pamundësohet nxjerrja e vendimeve të mëdha në Kuvend, në anën tjetër PDK me aleatët e saj do të tentojë që ta përdorin koalicionin NISMA dhe të tjerët si “kali troje” për ti shantazhuar LVV-LDK, duke ju imponuar si pjesë e koalicionit të ri qeverisë, dhe për ta kontaminuar qeverisjen nga brenda me korrupsion dhe krim të organizuar. Me “Kalin e Trojës” në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është krijuar parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe destabilizimin e skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje të sërishme në Kosovë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për anulimin e votave të pa rregullta të cilat kishin ardhur nga Serbia, koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD, e ka të garantuar kalimin e pragut zgjedhor dhe futjen në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën vijuese.

- Advertisement -

Mirëpo analistët politikë, këtë ndryshim të raportit të forcave politike, ndryshim i cili vjen tani befasishëm pasi ishte publikuar edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, e shohin me ndikim të madh në përbërjen e re të Kuvendit, por dhe në matematikat e bërjes së qeverisë së re të Kosovës, për të cilën po mundohen të arrijnë marrëveshje politike LVV dhe LDK.

Analisti politik, Florim Zeqa e sheh futjen e koalicionit NISMA-AKR-PD dhe rolin e tyre në Kuvend, si një instrument të rëndësishëm që do të përdoret nga strukturat e SHIK-ut dhe ish partnerët e PAN-it, për ta shantazhuar qeverinë e re.

Florim Zeqa

“Me përmbysjen e pjesshme të rezultatit zgjedhor, gjegjësisht të futjes së koalicionit NISMA-AKR-PD në Kuvendin e Kosovës do të ndryshojë shumëçka në raportin e forcave politike në Kuvend, filluar nga aspekti numerik e deri të ai përmbajtjesor. Në aspektin numerik, koalicionit të ardhshëm qeveritar do t’i pamundësohet nxjerrja e vendimeve të mëdha në Kuvend, në anën tjetër PDK me aleatët e saj do të tentojë që ta përdorin koalicionin NISMA dhe të tjerët si “kali troje” për ti shantazhuar LVV-LDK, duke ju imponuar si pjesë e koalicionit të ri qeverisë, dhe për ta kontaminuar qeverisjen nga brenda me korrupsion dhe krim të organizuar. Me “Kalin e Trojës” në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është krijuar parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe destabilizimin e skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje të sërishme në Kosovë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas analistit Zeqa, këto janë kurthe të orkestruara nga nëntoka kriminale, e në momentin që këto kurthe nuk shkojnë në favor të nëntokës kriminale, Kosova përsëri do të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare.

“Futja e jashtëligjshme e koalicionit NISMA-AKR-PD, shënon kulmin e deformimit të procesit zgjedhor dhe turpin më të madh të KQZ-zë, këtij organi pushtetmbajtës në Kosovë, turp që do të zhgënjen qytetarët tej mase dhe do ti bënë që në zgjedhjet e radhës, të cilit do nivel, dalja e tyre për të votuar të jetë shumë e vogël, sepse që tani ky deformim po rrezikon ta qon vendin drejtë anulimit të këtyre zgjedhjeve dhe shkuarjes në zgjedhje të reja”.

- Advertisement -

“KQZ-ja me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të pushtetarëve, e cila për qëllim ka jo transparencën e votës, por deformimin në tërësi dhe përsëritjen e procesit zgjedhor. Kështu ndodhë kur vjedhja e votave nga komisionarët partiak kalohet në vjedhjen industriale dhe kriminale në kreun e organit më të lartë mbikëqyrës zgjedhor-KQZ, e ndihmuar dhe nga gjykatat e kapura dhe të kontrolluara në tërësi nga pushteti kriminal. Pas këtij mega skandali të KQZ-së, në zgjedhjet e radhës kur do që mbahen ato, dalja e votuesve në zgjedhje do të jetë dukshëm më e vogël, për shkak të humbjes së besimit nga shpërdorimi i votave të 6 tetorit 2019”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit