Dje është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë në vend, ku është diskutuar për mundësinë e shtrëngimit të masave anti COVID-19.
Sipas burimeve të Gazetës Demos brenda SHSKUK-së, në takim është diskutuar që ora policore të fillojë nga ora 23:00 e jo nga 00:00 sa është aktualisht.
Ndërkaq, sipas këtyre burimeve është diskutuar që edhe hyrjet në Kosove të bëhen edhe me vërtetim të testeve negative për COVID-19 dhe jo vetem me kartelat e dy vaksinave siç është tani.