-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në Itali ka filluar të bie numri i personave që janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe atyre të vdekur nga COVID-19

Rekomandime

Numri i pacientëve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga coronavirusi në Itali, për herë të parë ka rënë gjatë të shtunës, pasi ky vend gjithashtu ka regjistruar rritjen më të vogël të rasteve të vdekjeve në dy javët e fundit.

Zyrtarët në vendin më të prekur me COVID-19, kanë bërë të ditur se masat e rrepta siç ishte karantimi dhe ndalimi i lëvizjes së qytetarëve që po zgjatin për afro një muaj, kanë sjellë rezultatet e para pozitive, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Italia ka regjistruar të shtunën 681 raste të vdekjeve nga COVID-19, me ç’rast numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në mbi 15 mijë. Megjithatë po konsiderohet si përqindja më e vogël nga 23 marsi.

Numri i pacientëve të shtrirë në repartet e kujdesit intensiv ka rënë për 74 persona, në 3.994 nga 4.068 sa ishin më parë. E numri i përgjithshëm i të prekurve në nivel vendi është rritur në 128.948, megjithatë zyrtarët e vendit besojnë se kanë arritur ta stabilizojnë këtë rritje, duke shpresuar se shpejtë do të vie edhe deri të rënia drastike.

Vendet si Italia dhe Spanja kanë ndërmarrë masa të rrepta mbrojtëse siç është distanca sociale e cila në raport me Nju Jorkun nuk po respektohet edhe aq shumë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit