1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Në provën e fundit për kancerin, arrihet shkatërrimi i tumoreve tek të sëmurët në fazën e fundit

Rekomandime

Kombinimi i ilaçeve të imunoterapisë mund të sigurojë një trajtim më efektiv dhe me më pak efekte anësore sesa kimioterapia.

Një trajtim i ri i kancerit mund të zhdukë përfundimisht tumoret tek pacientët e sëmurë, kanë zbuluar shkencëtarët.

- Advertisement -

Sipas studiuesve në Institutin e Kërkimeve të Kancerit (ICR), Londër dhe në fondacionin e besimit Royal Marsden – NHS, në një provë të kryer me një “koktej” ilaçesh imunoterapike – sistemi imunitar i pacientëve të sëmurë ‘e pranoi’ këtë përzierje ilaçesh duke shkaktuar vdekje të qelizave kanceroze dhe duke nxitur kështu “një prirje pozitive për mbijetesë”.

Një pacient, i cili pritej të vdiste katër vjet më parë, e ndau me The Guardian momentin “mahnitës” që infermierët e thirrën atë javë pasi ai iu bashkua studimit, për t’i thënë se tumori i tij ishte “zhdukur plotësisht”. Gjyshi 77-vjeçar tani është pa kancer dhe e kaloi javën e shkuar në një lundrim, i lumtur së bashku me gruan e tij.

Përveç rritjes së shanseve afatgjata për mbijetesë të pacientëve, trajtimi me imunoterapi gjithashtu shkaktoi shumë më pak efekte anësore në krahasim me natyrën shpesh rraskapitëse të kimioterapisë.
Fotografia: Alamy Stock Photo

Shkencëtarët zbuluan se kombinimi i barnave nivolumab dhe ipilimumab çoi në një zvogëlim të madhësisë së tumoreve të kokës dhe qafës tek pacientët e sëmurë. Tek disa, kanceri u zhduk krejtësisht, dhe mjeket mbetën të habitur dhe të befasuar për të mirë kur nuk gjetën asnjë shenjë dalluese të sëmundjes.

- Advertisement -

Kombinimi i dy ilaçeve të imunoterapisë mund të krijojë një armë të re efektive kundër disa formave të kancerit, besojnë ekspertët. Rezultatet nga provat e tjera të kombinimit të ilaçeve kanë sugjeruar më parë përfitime të ngjashme për pacientët me kancer në veshka, lëkurë dhe zorrë.

Shkencëtarët thanë se përveç rritjes së shanseve afatgjata për mbijetesë të pacientëve, trajtimi me imunoterapi gjithashtu shkaktoi shumë më pak efekte anësore në krahasim me natyrën shpesh rraskapitëse të kimioterapisë “ekstreme”, e cila është trajtimi standard i ofruar për shumicën e pacientëve të diagnostifikuar me kancer.

- Advertisement -

Rezultatet e provës në fazën e tretë, që përfshiu pothuajse 1000 pacientë që ishin në prag të vdekjes nga kanceri i kokës dhe qafës, ishin statistikisht jo të rëndësishëme, por megjithatëe ishin “klinikisht domethënëse, tha ICR, për të njëjtit pacientë që jetonin me muaj ose vite duke i vuajtur efektet anësore.

“Këto rezultate janë premtuese.” – tha Prof. Kristian Helin, shef ekzekutiv i ICR, për The Guardian. “Imunoterapitë janë trajtime më të mira, më të forta dhe mund të sjellin përfitime të konsiderueshme për pacientët.”

Çdo vit, rreth 12000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen me kancer të kokës dhe qafës dhe për fat të keq shumë prej tyre arrijnë të diagnostikohen vetëm në fazat kur kanceri veçse ka ‘përparuar’.

Ekziston një nevojë urgjente për trajtime të mira e më të mira, për këta pacientë që të mund t’i mbajnë ata gjallë më gjatë sesa standardi aktual i ofruar.

Kur Barry Ambrose, 77 vjeç, nga Bury St Edmunds, u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2017, atij iu tha se tashmë kanceri ishte përhapur në mushkëritë e tij – dhe se kujdesi paliativ spitalor ishte opsioni i tij i vetëm.

Por një kthesë e rastësishme e ngjarjeve i shpëtuan jetën, pasi që Ambrozit iu ofrua mundësia t’i bashkohej studimit të ri.

“Kur më thanë për provën… Unë nuk hezitova të bashkohesha – fundja çfarë kisha për të humbur? Doli të jetë një litar shpëtimi. Megjithëse më duhej të bëja udhëtim dyjavor nga Suffolk-i në spital për trajtim, unë praktikisht nuk kisha efekte anësore dhe isha në gjendje të vazhdoja si zakonisht duke bërë gjërat që më pëlqente: lundrimi, çiklizmi dhe të kaloja kohën me familjen time.”

Brenda afro tetë javësh nga fillimi i trajtimit, skanimet zbuluan se tumori në fytin e tij ishte çrrënjosur. “Kur infermierët hulumtues telefonuan për të më thënë se, pas dy muajsh, tumori në fytin tim ishte zhdukur plotësisht, ishte një moment mahnitës.” – tha Ambrose. “Duke qenë se mushkëritë e mia ishin ende të dëmtuara – efekti ishte tronditës.”

Ai më vonë iu nënshtrua kimioterapisë, e më pas edhe operacionit. Aktualisht ai nuk ka ndonjë shenjë të sëmundjes.

“Trajtimi që kam marrë në Royal Marsden ka qenë i padiskutueshëm dhe jam me fat që kanë vazhduar të gjejnë trajtim që funksionon për mua – ato janë dhuratat që vazhdojnë të më jepen.” – tha Ambrose.
Javën e kaluar ai shijoi një lundrim jashtë brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar së bashku me gruan e tij – Sue-n.

Rezultatet e studimit tregojnë se kombinimi i imunoterapisë gëzon një shkallë suksesi veçanërisht të lartë në një grup pacientësh, tumoret e të cilëve kanë nivele të larta të një shënuesi imunitar të quajtur PD-L1.

Shkalla e mbijetesës tek ata pacientë me nivele të larta të PD-L1 që morën “koktejin” e imunoterapisë, ishin më të lartat e raportuar ndonjëherë në një terapi provë të kancerit të përsëritur ose metastatik të kokës dhe qafës.

Këta pacientë jetuan mesatarisht tre muaj më gjatë se ata që i ishin nënshtruar kimioterapisë. Mbijetesa e përgjithshme mesatare për këta pacientë ishte 17.6 muaj, mesatarja më e lartë e raportuar ndonjëherë për këtë grup pacientësh.

Studiuesit thanë se shpresojnë që gjetjet e ardhshme nga prova CheckMate 651, financuar nga Bristol Myers Squibb, do të tregojnë përfitime të mëtejshme të terapisë për pacientët me kancer të kokës dhe qafës.

“Pavarësisht mungesës së rëndësishme statistikore, këto rezultate janë klinikisht të rëndësishme.” – tha Prof. Kevin Harrington, profesor i terapive biologjike të kancerit në ICR dhe onkolog klinik në Royal Marsden, i cili drejtoi provën CheckMate 651.

“Ne do të duhet të bëjmë një hulumtim më të gjatë për të parë nëse mund të arrijmë ‘të sigurojmë’ mbijetesë për të gjithë pacientët pjesëmarrës në provë.” – shtoi ai.

Marrë nga: The Guardian/GazetaExpress

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit