-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nëse dëshironi ta shihni Ramën të lumtur, ia afroni një serb, nëse dëshironi të çmendet nga urrejtja një kosovar”

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike dhe veprimtari i çështjes kombëtare në SHBA, Ramazan Bekteshi, përmes një postimi në facebook ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili së fundi gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë, sulmoi ashpër Kosovën, e cila ka refuzuar që t’i bashkohet “Open Balkanit”.

- Advertisement -

“Nëse dëshironi ta shihni Ramën të lumtur, ia afroni një serb, nëse dëshironi të çmendet nga urrejtja, ia afroni një kosovar!”, ka shkruar Bekteshi.

Kujtojmë se Edi Rama në konferencën e përbashkët me Merkel, Edi Rama edhe njëherë sulmoi ashpër Kosovën.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Procesi i dakordësimit është i ngatërrimit dhe ajo që kemi parë në të shkuarën është që një vend apo tjetër bën që të gjithë të ngecin prandaj Ballkani i Hapur nuk është krijuar për të përjashtuar njeri por për të mos u varur nga vetot e njërit apo teoritë e konspiracionit të tjetrit. Procesi i Berlinit ka 4 liritë e BE, të njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve dhe investimet që vijnë nga paketa e komisionit. Sa i përket investimeve, ecën paralelisht. Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, tha Edi Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit