1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nëse e heq shaminë mundesh me vazhdu”, kosovarja thotë se u refuzua nga FSK-ja për shkak të shamisë

Rekomandime

Kosovare Ramadani dhe Albin Mehmeti janë një ndër çiftet shqiptare që janë bërë viralë në rrjet për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

- Advertisement -

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se si janë njohur, duke kujtuar edhe një herë emocionet e atij momentit.

“Profesioni ynë i përbashkët është letërsia, unë kam mbaruar studimet master për letërsi, ndërsa Kosovarja është në përfundim të tyre. Takimi jonë ka ndodhur në përurimin e një libri, ndërsa Kosovarja ka qenë thjesht një pjesëmarrëse. Aty ka qenë takimi jonë i parë dhe pastaj ka vazhduar derisa ku jemi këtu. Në ditën e martesës mbushëm 3 vjet bashkë, pra në shtator”, rrëfeu Albini.

Ndërsa, Kosovarja nga ana tjetër ka ndarë një moment të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo zbuloi se në vitin 2019 aplikoi të bëhej pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por tha se u refuzua për shkak të mbulesës, edhe pse në testin e njohurive të përgjithshme kishte kaluar 65 për qind dhe në testim fizik 90 për qind.

- Advertisement -

E për ta realizuar sadopak ëndrrën e saj të kamotshme ajo vendosi që së paku këtë ndjenjë ta përjetojë në ditën më të veçantë të jetës së saj, në ditën e martesës.

“Unë kam një lidhje të veçantë me veshjen ushtarake, pasi dajën e kam dëshmor të luftës, Rrahman Tafa. Në intervistë kur kam shkuar më është thënë që nëse heq mbulesën, mundesh me vazhdu. Kam parë edhe në ushtrinë amerikane, se në ushtrinë turke e di që ka”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit