2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Nesër kafen s’mundesh me pi me 70 cent”, paralajmërohet edhe rritja e çmimit të makiatos

Rekomandime

Shërbimet në sektorin e Hotelerisë e Gastronomisë mund të ngriten, nëse nuk kanë ndihmë nga institucionet. Këtë e ka konfirmuar për kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të marr modele nga vendet e tjera për ta dal nga kriza. Por ai ka thekuar se duhet të punohet shumë nga institucionet që përmes subvencioneve t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset.

- Advertisement -

“Kemi rritje drastike të çmimeve dhe këto normal që ndikojnë me produktet që lidhen me veprimtaritë turistike dhe hoteliere. Unë mendojë që Qeveria, ministritë përkatëse duhet me qenë më aktivë, duhet me puna më shumë të mos na zënë të papërgatitur dhe çdo nxënie pa përgatitur ne na kushton. Është mirë që modelet dhe shembujt se si po dalin prej kësaj krize shtetet e tjera është mirë me u mundu me i sjell tek ne sepse dihet që Kosova çfarë shteti është, dhe dihet që ky sektor ka qenë më i dëmtuari, edhe ashtu më nuk kemi ku të shkojmë”.

“Këtë rast apelojë që Qeveria të bëjë të pamundurën që mos të dëmtohen bizneset sepse nëse dëmtohet krejt populli. Prandaj është mirë që modelet që janë jashtë, që dikush din me i menaxhua më mirë me i sjell edhe këtu, dhe me menaxhuar sepse nuk ka këtu kërkim falje. Ose të gjendet mundësia që në forma të ndryshme të subvencionohen”.

Tutje ai ka shtuar se edhe qytetarët janë në ankth e pritje që do ta kenë të papërballueshme rritjen e çmimeve, duke shtuar se intervenimi i ekzekutivit është mëse i nevojshëm ngase bizneset mund të shkojnë drejt kolapsit.

- Advertisement -

“Informatat që i kemi nga terreni në një far forme të gjithë janë në ankth dhe në pritje. Nëse e kemi këtë rritje të çmimeve atëherë është e padiskutueshme edhe rritja e shërbimeve në kapacitete të hoteliereve turistike. Është e pamundur me qëndrua me atë çmim. Nesër kafen s’ke me mund me pi me 70 cent sepse është e pamundur sepse kur të del në treg me ble e blen shtrenjtë. Ose buka, mishrat apo sallatat sepse krejt këto ndikojnë në rritjen e çmimeve”.

“Tash me rritjen e çmimeve ka has prapë sharra në gozhdë, prapë e kemi këtë problem. Prandaj Qeveria edhe këtu duhet të intervenojë që mos të kemi tash këtë problem që edhe këtë periudhë që e presin bizneset mos të shkojë në ndonjë kolaps më të madh”.

- Advertisement -

Ndërsa Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Arian Vranica, ka thënë se për sektorin e gastronomisë do të ishte më e lehtë që TVSh prej 8 për qind që ishte aktive vitin e kaluar të vazhdonte edhe këtë vit.

Vranica ka shtuar se që nga periudha e vitit 2019 e deri më tani në bazë të të dhënave të ATK-së rreth 2 mijë biznese janë mbyllur, duke shtuar se rritja e çmimeve është e paevitueshme.

“Nëse i shohim statistikat në bazë të ATK-së sa biznese i kemi pasur në vitin 2019, ka pasur 8 mijë e 104 biznese të regjistruara përfshirë edhe ne zero deklarime në ATK. Ndërsa në vitin 2021 i kemi 6 mijë e 195 biznese në gastronomi, pra i kemi diku rreth 2 mijë biznese më pak se sa që kishte në vitin 2019 e që është shumë”.

“Rritja e çmimeve është paralajmëruar edhe nga ne jo për shkak të ndonjë marrëveshje ose diçka të tillë e cila edhe nuk është e lejueshme në bazë të ligjeve për mbrojtjen e konkurrencës e cila nuk është e lejueshme me u rrit çmimet në bazë të marrëveshjeve. Mirëpo rritja e çmimeve ka filluar gradualisht edhe me një nevojë imediate për shkak të krizave të cilat janë përcjell me çmimet e furnizimit dhe të produkteve esenciale të cilat gastronomia ka për nevojë t’i blejë dhe në rastin e shitjes normalisht që determinohet pastaj ajo që blihet”.

“Ne kemi kërkuar vazhdimin e TVSh-së në shitje prej 8 për qind e cila ishte aktive vitin e kaluar, për arsye se nëse ka kreditet në biznes prej dhjetë për qind. Pra nëse ka një qarkullim prej 100 mijë euro në vend se t’i jap shtetit 18 mijë euro i jep 8 mijë euro. Pra me këtë 10 mijë euro ka mundësi shumë të lehtë t’i mbulojë shpenzimet e punëtorëve dhe qirave dhe patjetër duke ruajtur stabilitetin më të madh të çmimeve”.

Tutje ka shtuar se duhet të ketë diferencim të disa produkteve që të kishin tatim më të ulët, por edhe thotë se kanë mungesë të punëtorëve, raporton EO.

“Politikë tjetër e cila do të duhej të ishte edhe një prej diferencimit të disa produkteve të caktuara me theksim për shitjet e ushqimit nëpër restorante të cilat do të duhet të kishin një tatim më të ulët. Këtë politikë e kemi hulumtua dhe do t’i bëjmë propozim Ministrisë së Financave. Politikat gjatë pandemisë janë politika të jashtëzakonshme por disa prej tyre natyrisht vlejnë edhe për periudhën pas-pandemike të cilat rregullohen ashtu në shumë prej vendeve që mund t’i kemi në BE dhe në rajon”.

“Edhe kërkesa për punëtorë është jashtëzakonisht shumë e madhe sepse ka pasur një shkëputje të zinxhirit të punëtorëve gjatë periudhës prej fillimit të pandemisë dhe deri më tash, dhe kthimi i tyre ka qenë shumë i vështirë që të mundësohet nga bizneset. Duhet të bëhen politika të ndryshme me i atraktuar së më shumë punëtorët që të qëndrojnë në vendin tonë dhe të mbesin në sektorin e gastronomisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit