1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nesër të gjithë punëtorët në grevë

Rekomandime

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një njoftimi, ka paralajmëruar qytetarët se nesër, në orët e para të punës, në nivel vendi, do të mbahet grevë paralajmëruese njëorëshe e të punësuarve në të gjitha institucionet e vendit.

- Advertisement -

“Kryesia ekzekutive e BSPK’së mori vendim që nesër të hymë në një grevë njëorëshe, si paralajmërim për partnerin tonë social që ne të ulemi e të diskutojmë për problemet e sindikatave në Kosovë. Kështu, nesër të gjitha sindikatat federale që janë brenda BSPK’së, si dhe ato që jemi në partneritet, do të solidarizohen me ne për këtë grevë njëorëshe që do të mbahet nesër” tha kryetari i BSPK’së, Atdhe Hykolli për RTK’në.

Ai theksoi se dialogu është i mirëpritur në çdo kohë dhe që janë të gatshëm të bisedojnë për të gjetur zgjidhjen për problemet e shumta të punëtorëve, ndryshe takimin sa për sy faqe, ai e quajti të kotë.

“Dialogu social për ne është shumë i rëndësishëm, sepse kërkesat tona janë shumë të arsyeshme”, theksoi, ndër të tjera, Hykolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit