2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ngjashmëritë dhe dallimet mes Demaçit e Rugovës, sipas Shkëlzen Gashit

Rekomandime

Publicisti Shkëlzen Gashi ka komentuar dy figurat historike të Kosovës, ish-të burgosurin politik Adem Demaç dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke treguar ngjashmëritë dhe dallimet që kishin mes vete.

Sipas Gashit, që ka shkruar biografinë e paautorizuar të Demaçit dhe synon që ta shkruajë edhe biografinë e Rugovës, të dy kanë qenë të ngjashëm në qëndrime deri pas Marrëveshjes së Dejtonit. Më pas, dallimet e tyre u rritën, veçanërisht në periudhën e luftës.

- Advertisement -

“Të flasim një herë për ngjashmëritë e tyre. Ata kanë qenë të dytë shkrimtar. Të dytë e kanë braktisur këtë profesion, për t’u angazhuar në politikë. Të dy kanë qenë humanist të mëdhenj. Të dytë janë simbole. Demaçi është simbol i rezistencës paqësore aktive, ndërsa Rugova është simbol i rezistencës paqësore pasive. Ata kanë pas ngjashmëri të mëdha deri vitet 96/97, le të themi pas Marrëveshjes së Dejtonit. Dallimi më pas u rrit gjatë luftës gjatë viteve 98/99, por mendoj që dy palët e kanë tepruar në akuzat për njëri-tjetrin. Në fakt, Rugova asnjëherë nuk e ka akuzuar Demaçin. Demaçi ka qenë më i ashpër me të. Rugova nuk i është përgjigjur këtyre akuzave, ai thoshte se ka respekt për figurën e Demaçit. Por njerëzit afër Rugovës kanë punuar për ta njollosur figurën e Demaçit”, ka thënë Gashi në “Java Sonte me Rronin” në KTV.

Gashi thotë se sot politikën e ish-presidentit Rugova e ndjek më shumë presidentja Vjosa Osmani, se sa partia të cilën e themeloi, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Sot, politikën e Rugovës e ndjek më shumë Vjosa Osmani se LDK-ja. Rugova e ka kundërshtuar bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa LDK-ja e sotme është servile ndaj ndërkombëtarëve. Rugova i ka bërë refuzim estetik ndërkombëtarëve”, shtoi ai.

- Advertisement -

Gashi ka folur edhe për lirim nga detyra si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti para dy viteve. Ai ka thënë ndër të tjera se “regjimi i kaluar ka menduar se unë jam këshilltari kryesor i Kurtit, ndaj dhe ka nisur një fushatë linçuese”.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit