6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Ngritet aktakuzë ndaj personit që kanosi presidentin Thaçi

Rekomandime

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P. veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të ri Penal të Republikës se Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet K.P. më 26.03.2020, nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si person zyrtar, se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, personi i tillë, ashtu që, në profilin e personit, Kujtim Boletini, të cilin vet e kishte hapur, ka postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje, si vijon:

- Advertisement -

Sotë i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut.

Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum sta la me ba”, duke i shoqëruar këto fjalë me dy fotot të dy armëve të gjata, me çrast tek i dëmtuari ka shkaktuar fikë dhe ankth se do ti shkaktohet ndonjë e keqe atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P.

Me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të ri Penal të Republikës se Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit