12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Nisma e PDK nuk ndalem me deklarata kundër njëra tjetres

Rekomandime

Ish-kryetari i Klinës Sokol Bashota ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të eksponentëve të Nismës që kishin si cak zyrtarë të PDK’së.

- Advertisement -

Nisma ka deklaruar se është përfaqësuese e clirimtarëve në këto zgjedhje ndërsa ka thënë për kandidatin e PDK’së, Enver Hoxhaj, se ka kërkuar azil në Beograd po të fitotne UCK luftën më 1999.

“Deklaratat e fundit të Fatmir Limajt kundër Partisë Demokratike të Kosovës janë të turpshme. Nuk mundesh me qenë edhe me çlirimtarët e UÇK-në, edhe me e sha PDK-në. Sepse, UÇK-ja është PDK-ja. Me këtë qasje, dy gjëra i ka të sigurta Fatmir Limaj: Do të mbetet edhe pa e kaluar pragun, edhe pa nder”, tha ai në Facebook.

“Duke e sulmuar PDK-në, ai nuk do ta marrë kurrë asnjë votë të ushtarëve e patriotëve. Partia Demokratike e Kosovës, si partia e vetme e krijuar mbi vlerat e luftës dhe pasardhëse e UÇK-së, është duke marrë një mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga patriotët, atdhetarët dhe profesionistët, të cilët, përmes PDK-së, dëshirojnë ta mbrojnë luftën e drejtë të UÇK-së. Janë pikërisht ish ushtarët e UÇK-së, që sot më shumë se asnjëherë, janë mbledhur rreth PDK-së për ta realizuar rimëkëmbjen kombëtare. ADN-ja e PDK-së është UÇK-ja. UÇK-ja është e shtrirë kudo ku është e shtrirë PDK, prej Këshillit Drejtues, Kryesisë, Degëve e Nëndegëve, në tërë Kosovën, si patriotë e profesionistë, si vlerë qytetare dhe kombëtare.”, shtoi Bashota.

- Advertisement -

“E sa për “respektin” e Fatmir Limajt për ushtarët e UÇK-së, e ka treguar më së miri pushteti i tij lokal në Malishevë, kur i diferencoi dhe i përjashtoi pjesëtarët e UÇK-së veç pse ata ishin në PDK. Prandaj, “kauza” e tij e sotme për gjoja mbrojtjen e vlerave të UÇK-së është vetëm farsë dhe mjet për t’u përpjekur ta shpëtojë fundin e tij politik. Asgjë tjetër.”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit