Një grua 29-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga koronavirusi.
E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja, ka raportuar Gazeta Shneta.
Deri më tani askush nga Qendra Klinike Universitare dhe as nga Klinika Infektive nuk e kanë konfirmuar rastin.