1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Një serb e tre shqiptarë përfshihen në një përIeshje, shkak një qen

Rekomandime

Dy persona kanë marrë Iëndime trupore pas një përIeshje me dy persona të tjerë në fshatin Mogillë, komuna e Kllokotit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Valon Osmani ka bërë të ditur se njëri nga të Iënduarit i përket komunitetit serb, ndërsa tjetri është shqiptar.

- Advertisement -

Osmani ka bërë të ditur se dy të Iënduarit janë përIeshur me dy shqiptar, ku si shkak u bë një qen, dhe të Iënduarit kanë marrë tretman mjekësor, njëri në Pasjan, ndërsa tjetri në Viti e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Me 03.02.2023, rreth orës 13:00, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan-Stacioni Policor Kllokot, ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit.

Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe bazuar në informacionet e siguruara është kuptuar se dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përIeshje fizike.

- Advertisement -

L.E., i mitur (viti i lindjes 2006, mashkull shqiptar kosovar) dhe B.D., (viti i lindjes 2003, mashkull serb kosovar), kanë pësuar Iëndime trupore. B.D.(serb), është dërguar për tretman mjekësor në Pasjan, kurse L.E.(kosovar), pas ndihmës së parë të marrë në Viti, është dërguar në Spitalin Rajonal Gjilan. Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit.” – ka bërë të ditur Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit