3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Njeriu i rëndësishëm i LDK-së, jashtë listës për deputet

Rekomandime

Kryetari i Pejës dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ftuar në “Radio 1”, ka folur për aktualitetin politik, me theks të veçantë zhvillimet e mundshme në raportin LDK-VV.

Muhaxheri ka thënë se LDK-ja e ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre dhe kandidatura është e panegociueshme. Ai ka lënë hapur të gjitha mundësitë e tjera për ujdi me VV-në.

- Advertisement -

Është e qartë që LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin dhe kandidatja jonë nuk mundet të negociohet në çështjen e kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Të gjitha opsionet e tjera janë të hapura dhe ka mundësi t’i diskutojmë deri më 30 gusht kur përfundon afati për koalicione” deklaroi Muhaxheri.

I pyetur nëse ai personalisht do jetë pjesë e listës për zgjedhjet nacionale, Muhaxheri ka dhënë këtë përgjigje.

Besoj që nuk do jem në listë. Nëse kryesia e LDK-së vendos që të jem, normal që duhet të dal. Nga dega jo. Ne nga dega i kemi tre kandidatë të suksesshëm që kanë qenë edhe deputetë, janë, Kujtim Shala, Besa Gaxheri dhe Ramiz Kelmendi”, tha Muhaxheri për “Radio 1”.

- Advertisement -

Kryetari i Pejës ka folur edhe për mundësitë e ndonjë bashkëpunimi paszgjedhor edhe me subjektet e tjera siç janë koalicioni AAK-PSD apo Nisma-AKR.

Duhet pritur të reflektoj secila palë. Është vendimi i Kushtetueses që e favorizon fituesin e garës ta formojë qeverinë dhe kjo frymë po imponon koalicione dhe po krijon frymë jo të mirë. Besoj për këtë se raporti i forcave të pas 6 tetorit do imponojë ndoshta edhe koalicione të tilla të tjera. Për ne ka qenë i pëlqyer me Vetëvendosjen dhe kjo për rifunksionalizimin e shtetit”, shtoi Muhaxheri.

- Advertisement -

Duke ju përgjigjur pyetjes se a ka ujdi mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit sa i përket qëndrimit për ndryshim territoresh Kosovë-Serbi, Muhaxheri ka thënë se është qëndrim i LDK-së, i votuar tashmë se nuk ka ndryshim territoresh.

Nuk negociohet territori i Republikës së Kosovës. Mund të fliten tema të tjera, por shkëmbimi jo. Është qëndrim i LDK-së dhe kjo dihet”, përfundoi Muhaxheri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit