4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Njihuni me mjekun popullor që përmes bimëve shëron hemorroidet, bajamet, venat si dhe parandalon kancerin e lëkurës

Rekomandime

Përpunimin e bimëve shëruese e ka trashëguar nga të parët, që nga mosha 28 vjecare profesori Halil Braha nga Vushtrria, merret më trajtimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme.Rreth 50 vjet në shërbim të qytetarëve, Halil Braha trajton problemet me hemorroidet, bajamet, astmën, gurët në veshka e sarillakun.Përveç këtyre, Halil Braha trajton edhe mbi 90 për qind të sëmundjeve të lëkurës, teksa thotë se tashmë është duke trajtuar edhe parandalimin e shfaqjes së kancerit të lëkurës.

- Advertisement -

76 vjeçari thotë se këto bimë shëruese i gjen kryesisht në malet e Kosovës, por edhe në Maqedoni e në Shqipëri.Profesori thotë se bimë mjekuese në terrenet e Kosovës ka mjaftë.
Ilaçet e tij i bënë me 40 lloje të bimëve të cilat janë më të forta dhe me efektive.

Profesori na tregon se si bëhet qaji për shërimin e bajameve, trajtimi i të cilave zgjatë 3 deri në 4 javë.Edhe pse pas kaq shumë vitesh në shërbim human, 76 vjeçari thotë se do të vazhdojë, derisa qytetarët të kenë nevojë për të.

E kërkesa për terapitë e tij, ka shumë edhe jashtë Kosovës.Zvicra e Gjermania janë vetëm disa nga vendet ku Halil Braha thotë se i eksporton ilaçet e tij të cilat kanë përmbajtje bimore.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit