-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njihuni me ‘Tarzanin e Smirës’, po thotë se e ka gjetur ilaçin kundër koronavirusit

Rekomandime

Përderisa e gjithë bota po mundohet ta gjej ilaçin kundër korona virusit, i ashtuquajturi “Tarzani i Smirës”, po pretendon se e ka zbuluar një të tillë.

- Advertisement -

“Korona Virusi është familje e bronkitit, po ju ngjesin emra të ndryshëm. Korona Virus, korona knusi, për mu kjo është një lloj bronkit. Është njësh, dysh, po me emër të Zotit edhe këta e shëroj, nuk po muna me ec para. Nuk po muna se po kam qejf me u lidh me naj kryetar, me ja u lshu qito barna në dorë e me ja bo mostrat e saj, vet nuk kam guxu me shëru dikon. Kam pa të smutë po skam guxu me hi andej”, është shprehur ai për emisionin #gjesi në T7

I bindur në zbulimin e tij, 53 vjeçi thotë se përbërësit e këtij ilaçi janë sekret.

“Dhjami i guses është edhe janë katër sekrete, le të ecë Kosova edhe ta nxenë vendin e parë në botë. Me shtet bashkëpunoj se veç vet jo, shteti le t’ma jep lejën. Kosova vendin e parë në botë ka me nxanë me rastin tem”, tha ndërë të tjerash Ramadani.

- Advertisement -

Për më tepër, Ramadani, kërkon nga krerët e shtetit të bashkëpunojnë me të, në mënyrë që, siç thotë ai, t’i dalin në mbrojtje njerëzimit.

Ndërsa pos simptomave që ka bërë të ditor organizata botërore e shëndetësisë për koronavirusin, Ramadanit thotë se janë edhe disa të tjera.

- Advertisement -

“Korona Virusi ose bronkiti të kap mas pari prej uji të ftohtë, i pinë një gotë ose dy gota të ftohtë, e dyta vjen cigarja tani vjen droga, kjo korona virusi e gjunë si bleta mjaltën, janë qito sene tmerret e tmerrit” tha ai.

Po ashtu, Ramiz Ramadani thotë se i shëron edhe disa sëmundje të tjera, falë ilaçeve që ka përpunuar.

Ramiz Ramadani nuk është i vetmi që pretendon se ka zbuluar një ilaç të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit