13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Njihuni me vendin ku çdo i treti banor është milioner

Rekomandime

Monako, i cili njihet si vendi i dytë më i vogël në botë me vetëm 38.300 banorë, siguron një mirëqenie të qëndrueshme për vendasit.

- Advertisement -

Sipas “Business Insider”, prej gjithsej 38.300 banorëve, 12.261 prej tyre janë milionerë. Kjo i bie që çdo i treti person që jeton në këtë shtet të pavarur të Francës gëzon milionat.

Monako, i cili njihet si vendi i dytë më i vogël në botë me vetëm 38.300 banorë, siguron një mirëqenie të qëndrueshme për vendasit, shkruan “tiranapost”. Varfëria në këtë vend është zero, kurse GDP-ja për kokë banori arrin në 165.420 dollarë.

SHIKO EDHE: SI BËHET TESTI I COVID-19?

- Advertisement -

Por, 75 përqind prej banorëve në këtë vend janë ardhacak.

Monako gjithashtu është shtëpi e një nga rrugëve më të shtrenjta në botë, Princess Grace Avenue, e cila është emëruar pas aktores Grace Kelly, ish-princeshës së Monakos.

- Advertisement -

Për secilin nga 100 banorët, ekziston nga një polic, gjersa i tërë qyteti është në mbikëqyrje 24-orëshe nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë, niveli i krimit, sipas NUMBEO, arrin në 20.24, shifër kjo që konsiderohet si e ulët në krahasim me shtetet e tjera.

Në këtë monarki të vogël kushtetuese, ekziston forca e armatosur kombëtare e policisë e përbërë nga 515 burra dhe gra, duke i dhënë vendit reputacionit e të qenit “vendi më i sigurt në Evropë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit