-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Njoftimi nga IKSHPK: 3 raste të reja me COVID19, 135 në total

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka njoftuar se kanë testuar edhe 138 mostra të marra nga rastet hospitalizuara në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Nga testimi kanë dalë tre raste pozitive dhe personat e infektuar janë nga Mitrovica e Veriut.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre (3) prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të veriut.

- Advertisement -

Nga data 08.02.2020 deri më 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.743 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 135 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit