-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk del shumë ujë nga dushi, Trump propozon ndryshimin e ligjit

Rekomandime

Qeveria amerikane ka propozuar ndryshimin e përkufizimit të dushit, për të lejuar rritjen e sasisë së ujit që del nga koka e dushit, pas ankesave nga Presidenti Donald Trump. Sipas një ligji të vitit 1992, kokat e dushit në SHBA nuk mund të nxjerrin më shumë se 9,5 litra ujë për minutë.

- Advertisement -

Të mërkurën, Departamenti i Energjisë publikoi propozimin për rritjen e standardeve të efiçencës, sipas të cilës sasia e lejuar e ujit të kufizohet për çdo rubinet, jo në tubin kryesor të banesave. Një zëdhënëse e Departamentit tha për CNN: “Presidenti amerikan u premtoi amerikanëve që do të heqë disa kufizime federale dhe propozimi për kokat e dushit është pjesë e këtij premtimi.

Nëse propozimi shndërrohet në ligj, tha ajo, atëherë do të jenë amerikanët dhe jo burokratët në Uashington, që do të vendosin se çfarë lloji dushi do të kenë në shtëpitë e tyre.

Të enjten e javës së kaluar gjatë një vizite në një fabrikë në Ohajo, Trump u ankua për problemet me ujin. “Futesh në një shtëpi të re dhe kur hap rubinetin nuk ka ujë. Hap dushin dhe, nëse je si unë, nuk mund të lash flokët e bukur si duhet. Harxhon 20 minuta më shumë sepse uji pikon, apo jo?”.

- Advertisement -

Por sipas ekspertëve, ligji aktual jo vetëm që nuk dëmton konsumatorin, por e bën të kursejë para në faturën e ujit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit