11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare – George Fred Williams 1914

Rekomandime

“Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën. Shqipëria do të jetë e lirë. Ajo i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar gjakun e kombeve të tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje e të mbytur në gjak nga faji i Europës.

- Advertisement -

Unë protestova kundër paudhësisë së Europës kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time…” George Fred Williams 1914

Historikisht ,pushtuesit në vende të ndryshme të botës ,sulmin e parë dhe shkatërrues e kanë bërë mbi inteligjencën . Ashtu ka ndodhur edhe me ne .Po të analizonim çdo kohë të kaluar do të shohim se ndodhnin gjithmonë të njëjtat. Shikoni dhe rikujtoni kohën e turkut : “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen se paraqesin rrezik për ne”. Ne në Kosovë e njohim kohën e serbëve të atyre të para luftës së dytë botërore dhe të atyre të pas kësaj lufteje : inteligjenca shqiptare duhet shkatërruar. Ju kujtohen ,vitet e 80-ta :,diferencimet në Universitet ,në shkolla , në entet historike , në entet publike ; të gjitha këto vetë e vetëm që intelingjenca e vërtetë shqiptare të shthurret ,të stërkeqet dhe shoqëria të mbet në duar të të pa mendëve. E njejta gjë edhe me grekërit , që nga koha e turkut e më vonë sulmin më të madh në inteligjencën shqiptare qofshin ata të kishës ortodokse shqiptare apo mësuesit dhe dashamirët e shkollave shqipe. Shembujt në këte shkrim janë të panevojshëm të përmenden sepse të gjithë i dimë.

Pra shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërijeje.

- Advertisement -

Edhe të çmuarit e ndihmave ,përkrahjes dhe shpëtimit tonë nga një komb mik është në nderin e intelektualëve që t`ia bënë të ditur në mënyra të ndryshme të gjithë masës ,që edhe ata që nuk kanë qasje në letra dhe shkrime të jenë falënderues për të mirat dhe përfitimet që i kanë ardhur vazhdimisht që nga fitimi i Pavarësisë së 1912-tës. Të gjithë ne të mos bimë pre në interesat e caktuara dhe të harrojmë … atë çka s`duhet harruar kurrë. Me siguri që po nën kuptohet se fjalën e kam për Shtetet e bashkuara të Amerikës, shkurt Amerikës.

Shpresa e Shqipërisë, të paktën 100 vitet e fundit, kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshillat që na kanë dhënë përfaqësuesit e këtij shteti të madh demokratik e shpirtgjerë, i cili përherë është bazuar në zgjidhjen e problemeve në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe jo në zgjidhjen e çështjeve sipas preferencave dhe interesave, kanë qenë të vlefshme, vazhdojnë të jenë të tilla, ndaj ne duhet t’i vlerësojmë, t’i dëgjojmë dhe t’i zbatojmë me korrektësi ato.( Nuri Dragoi).

- Advertisement -

Rol mjaft pozitiv, për fatet e vendit tonë, ka luajtur amerikani Charles Telford Erickson. Ai ishte 12 vjet me misionin në Shqipëri dhe 14 vjet si i pavarur. Në vitet 1920­-1921, ka qenë komisionar special për Shqipërinë, në SHBA, dhe në vitet 1922-1923, ka asistuar pranë stafit të American Legation, po në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dërguar një sërë letrash dhe ka biseduar edhe vetë me presidentë, senatorë dhe të tjerë persona me rëndësi në SHBA, mbi historinë, kulturën dhe, mbi të gjitha, për situatën politike në Shqipëri.

Çështja shqiptare u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, të Senatit të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1919. Kërkesa u lexua nga Senatori Henry Kobot Lodge, shef i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Senatit. Ajo u përcoll nga konsulli kombëtar shqiptar në Amerikë, pasi ishte hartuar prej delegacionit shqiptar. Komisioni shqiptar, i përbërë nga C. T Erickson, C. A Çekrezi dhe Kristo A. Dako, u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, më 2 shtator 1919. ( Historia e popullit shqiptar)

Qëllimi dhe dëshira e Charles Telford Ericksonit ka qenë më parimorja dhe me një vizion të qartë që të iu bëhët e dijtur fqinjëve gllabërues se Shqipëria e ka pranë një mik të madh . Se sa mike ,për popullin shqiptar ka qenë Amerika është vërtetuar edhe me fakte gjatë këtyre 100 vjetëve të fundit. T`i numërojmë ?

Shpresa e Kosovës ,të paktën në këto 20 vjetët e fundit kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo intervenim i Amerikës është shpresa e fundit për ne. E dijmë ne këtë? Qëllimet e një Kosove të lirë dhe të pavarur nuk janë as partiake e as individuale ; meritorë për këte që e kemi jemi të gjithë ,edhe unë ,edhe ti ,edhe ai edhe ne të gjithë .Meritorë janë të 15 000 viktimat , meritorë janë 1 000 000 shqipëtarë të zhvendosur e të dëbuar nga tokat e tyre , meritorë janë 20 000 vajza e gra të dhunuara . Kosova e lirë nuk është New Born i dikujt me emër e mbiemër, por është i posa linduri i të gjithë nesh.

Fletorja Zyrtare nr. 56 (10 dhjetor 1922) shkruan : “Diplomati amerikan Maxwell Blake , njoftonte me disa nota pozitive departamentin e shtetit , se Amerika për politikanët shqiptarë ishte një vend i parapëlqyer . Pasi duke qenë një shtet i largët nuk kishte synime politike ndaj Shqipërisë. Prandaj kërkonte shpejtimin e njohjes dhe të vendosjes zyrtarisht të marrëdhënieve diplomatike .Duke u nisur nga këto vlerësime Departamenti i Shtetit vendosi më në fund të njihte zyrtarisht Shtetin Shqiptar dhe të urdhëronte M.Blake të paraqiste letrat kredenciale (me 28 korrik 1922) si ministër fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm i SHBA-së në Shqipëri . Pandeli Evangjeli si funksionar i Shtetit Shqiptar ju përgjigj me fjalët : Populli shqiptar kujton me mirënjohje të thellë faktin se në çastet më kritike të ekzistencës së tij , kombi fisnik dhe i madh i SHBA , nëpërmjet përfaqësuesit të tij tëe denjë në Konferencën e Paqes , ishte njëri nga mbrojtësit më të vlefshëm të çështjes shqiptare dhe në sajë të këtij qëndrimi fisnik atdheu ynë mundi të shpëtonte nga një rrezik i madh.Kjo ngjarje do të mbetet e pashlyeshme në zemrat tona.”

At Gjergj Fishta ( Tiranë 1943 ) shkruan se njohja zyrtare e Shqipërisë nga qeveria Amerikane ishte edhe ndërhyrja e tij tek senatorët duke iu shpjeguar çështjen edhe nga ana fetare (H.Bello).

Kur disa shkonin aq larg saqë e përshkruanin gjuhën shqipe si një “bashkim të tmerrshëm të së thjeshtës me ç`rregullsinë” dhe se një gjuhë e tillë në përgjithësi nuk ekziston ,del Fan Noli, që në një memorandum dërguar Komisionit Hetimor, shprehet se gjuha shqipe “është shembulli i vetëm i gjallë i gjuhëve origjinale të Evropës Juglindore, që janë folur që para Homerit. “Ajo është, sipas tij, pa dyshim gjuhë ariane, krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke apo gjuhët sllave”

Amerikanët:” Në një libër historie, të shkruar nga shumë autorë amerikanë për shqiptarët në Shqipëri dhe në Amerikë, konkludohet se besimi fetar asnjëherë nuk ka qenë motiv ngatërresash ndërmjet prijësve. Informacioni përfundimtar i Komisionit të Lidhjes së Kombeve të datës 12 maj 1922 kundërshton idenë se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern.” Pra?

Fan Noli, në rastin e një takimi me presidentin Uilson, i paraqiti në mënyrë jo zyrtare problemin e Shqipërisë. Presidenti amerikan, sipas Nolit, e dëgjoi ekspozenë “me interesim dashamirës” dhe e siguroi Nolin se ka vendosur ta ndihmojë Shqipërinë. Fan Noli u takua edhe me ish-presidentin Ruzvelt, për të cilin shprehet se ishte jashtëzakonisht e mirinformuar për Shqipërinë. Ai ishte thellësisht i bindur se në Konferencën e Paqes në Paris Shqipëria do të fitonte pavarësinë nën garancinë e fuqive të mëdha. Pra ?

Emigrantët shqiptarë, në përgjithësi, dhe në veçanti ata të Amerikës, mbështeteshin shumë shpresa tek Konferenca e Paqes dhe sidomos tek presidenti Uilson. “Në listën e miqve të Shqipërisë bëjnë pjesë edhe dy njerëzit më të ndritur të Amerikës dhe të botës: presidenti Uilson dhe ish presidenti Ruzvelt”, shkruan “The Adriatik Review”.Po , na sot?

Jemi të vetëdijshëm se çka po bëjmë ? E dijmë të dallojmë mikun nga armiku? E dimë të falënderojmë mikun për ndihmën e dhënë ? Kosova është e të gjithëve ne , Kosova është e jona. Kosova nuk është pronë as e individëve e as e partive ,Kosova është e të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe e pakicave që dëshirojnë t`a pranojnë Kosovën si të tillë dhe të jetojnë në te.

Kur në Kosovë e edhe në Shqipëri ballafaqohemi me probleme që duan zgjidhje të mençur më shkon mendja tek një defekt i zemrës tek Sindromi “Wolf –Parkinsin –White” . Kur pason çrregullimi elektrik i zemrës ,humbet kontrolli i hyrjes dhe daljes së gjakut nga zemra . Gjaku nuk di se a të del nga zemra apo të hynë në te . Kështu në këtë rrëmujë e cila zgjatë jo gjatë truri mbetet pa oksigjen dhe pason shuarja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit