Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka bërë gabime të rënda drejtshkrimore në një status të tij në Facebook.
Pas reagimeve të shumta Bajrami e ka fshirë statusin dhe e ka publikuar sërish, por kësaj radhe të përmirësuar.
Profesori universitar ka shkruar për seancën e djeshme të Kuvendit që sipas tij dallon me legjislaturat kur ai ishte deputet për shkak se ligjvënësit ishin njerëz me integritet.
Por, ish-deputeti Bajrami ka përdorur shkronjën ‘ë’ më tepër se që duhet në fjalitë që ka shkruar.

Për gabimet gjuhësore i kanë reaguar Rron Gjinovci e Ermal Sadiku të cilët e kanë kritikuar Bajramin se pavarësisht titullit profesor ka bërë gabime drejtshkrimore.