19.8 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Çun Lajçi u kundërpërgjigjet kritikave ndaj Kurtit për darkën me Vuçiqin “Lëreni more djalin t’punon!”

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi ka komentuar kritikat që po i bëhen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas darkës me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçit në Gjermani.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka thënë se Kurti duhet të lihet të kryej punën e tij.

- Advertisement -

Gjersa ka ironizuar me deputeten e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila ka kritikuar Kurtin për buzëqeshjen e tij gjatë darkës.

Postimi i plotë:

Lereni more djalin t’punon!

- Advertisement -

Nji buzë e fryme, e mbushune silikon, paska shkrua e shkretnua, e mua s’me len dreqi pa folë!

Ajo paska thanë, ” Unë s’di ku e gjenë Kurti motivin me buzëqeshë para Vuçiqit”!

- Advertisement -

Ndoshta se citova sakt, por kështu diqyshë!

Ma prishi kafen e shkrimin e namuzin!

Po, a mos qenka dashtë mu rrudhë e mu viktimizu?!

Po, a mos qenka dashtë mu vrâ e me ia nisë me qajtë?

Me u mërrolë e me luftu?!

A mos qenka dashtë m’u ba gjynahqarë? Fajtor? I përvujtun? inferior e i shkretë?!

A n’kambë flitet për çështje madhore?! A s’u dashka me u ulë? A s’u dashka mu kqyrë sy me sy?

A dini diçka ma shumë, se përtej urrejtjës, ju që mbetët tue i rreh tavolinat me gastare e tue u siell si kali n’lamë.

Diçka ma shumë se përtej strajcës me drith, që s’e keni ma?

Eh!

Jeni mësua t’jeni inferior e s’keni faj kur i shihni të tjerët si krenohen!

Lereni more djalin t’punon e mos u sillni si era e keqe nëpër tirqit e shkyem!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit