1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Osmani: Delegacioni i Kosovës nuk i solli vendit ato që i premtoi qe një kohë të gjatë

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë.

- Advertisement -

Osmani flet edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, ku tha se delegacioni i Kosovës nuk arriti ti sjell vendit pikërisht atë që i premtoi dhe Kuvendit që një kohë të gjatë.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë:
– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë
– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
– Rezultate konkrete për të pagjeturit
– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
– Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit