1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Osmani jep tri zotime për Kosovën në Samitin për Demokraci

Rekomandime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të fjalimit të saj në Samitin për Demokraci i ka paraqitur tri zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë së Kosovës.

Osmani tha që Kosova do të forcojë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit dhe një procesi të vetingut i cili “do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë”.

- Advertisement -

“Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm”.

Tutje Osmani tha që do të forcojmë rolin e gruas në shoqëri duke iniciuar veprime për harmonizimin e të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore “për të garantuar vendin e duhur të gruas në institucionet publike dhe rolet vendimmarrëse”.

Osmani gjithashtu tha që do ta themelojë një Këshill Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të bashkojë institucionet publike dhe shoqërinë civile për të shtyrë përpara dhe monitoruar zbatimin e zotimeve tona.

- Advertisement -

Presidentja tha se do të organizojë një Samit Global për Gratë në Paqe dhe Siguri në vitin 2022 që do të bashkojë liderë nga e gjithë bota.

“Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë”, tha tutje Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit