8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Osmani kërkon që dhunuesit e grave të dënohen njëjtë si ata për TERR0RIZËM

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin vjetor sot para deputetëve të Kuvendit.

Osmani ndër të tjera ka folur edhe për rastet e tmerrshme të dhunimeve dhe vr*asjeve të grave që kanë ndodhur në Kosovë.

- Advertisement -

Presidentja tha se duhet ashpërsuar dënimet për dhunuesit, duke i barazuar ato me veprat penale të TERR0RIZMIT.

“Niveli i dënimeve aktuale, duhet të rritet duke i barazvlerësuar ato me aktet e TERR0RIZMIT. Ajo që i ndodhi Marigona Osmanit e shumë grave të tjera nuk është asgjë me pak sepse ato përjetuan terror më shumë se një herë. Ato sot do të duhej të ishin në mesin e të dashurve të tyre duke bërë plane për vitin e ri, dështimi për mbrojtjen e tyre është një ndër dështimet më të mëdha në shoqërinë tonë”, tha Osmani.

“Në sistemin tonë gjyqësor kur dhe vajzat ndonëse viktima fajësohen për dhunën ndaj tyre, një gjuhë e tillë është e papranueshme për shoqërinë tonë por mbi të gjitha për njerëzit që punojnë në sistemin tonë të drejtësisë. Le t’i lexojnë këto vendime të gjithë ata që ende kanë dyshime për domosdoshmërinë e Vettingut në sistemin e drejtësisë si parakusht për rritje të integritetit”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit