2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Osmani: Ujmani e Trepça nuk duhet të diskutohen me Serbinë

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar sot një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka potencuar se suksesi Kosovës në dialog dhe uniteti rreth dakordimeve që dalin nga dialogu, është i mundur vetëm nëse plotësohen katër mungesa të cilat aktualisht i ka ky proces.

- Advertisement -

Mungesat sipas saj janë: Mungesa e legjitimitetit, mungesa e platformës, mungesa e transparencës dhe mungesa e mandatit për negociim nga Kuvendi për Qeverinë aktuale”, tha Osmani.

Tutje ajo shtoi se uniteti që na duhet nuk është bashkimi rreth agjendave jotransparente e jolegjitime te përfaqësuesve aktualë të Kosovës. Na duhet pikërisht e kundërta, pra unitet në kundërshtimin e agjendave të tilla, ashtu siç e kemi kundërshtuar agjendën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve dhe atë të bosnjëzimit të Kosovës.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm, ashtu siç është i domosdoshëm bashkëpunimi trans-atlantik për ta arritur marrëveshjen finale për njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe me funksionalitet të plotë të brendshëm të Kosovës. Poashtu kam potencuar se në qoftë se në Washington do të diskutohen tema ekonomike, pala kosovare assesi nuk do të duhej të pranonte tendencën e Serbisë që Ujmani e Trepça të bëhen tema negociatash. Në anën tjetër, duhet të insistohet në reparacione për dëmet e mëdha ekonomike, të cilat Serbia ia ka shkaktuar Kosovës gjatë viteve te 90-ta si dhe në heqjen e plotë të barierave jotarifore, të cilat Serbia ua ka vënë mallrave nga Kosova”, tha Osmani.

- Advertisement -

Gjithashtu kryeparlamentarja deklaroi se si përfundim, zbatimi i marrëveshjes, si çështje kyçe, mund të bëhet vetëm nëse marrëveshja arrihet nga një qeveri me besim qytetar që ka legjitimitet burimor. Nëse veprohet ndryshe, rezultati dihet: marrëveshje e paimplemetueshme e polarizim i skajshëm që nuk është në interes të Kosovës.

“Diaspora jonë kudo, e në veçanti ajo në SHBA, ka luajtur rol jetik në ndërtimin e përkrahjes për shtetin tonë dhe avansimin e interesave te shqiptarëve, ndaj mirëpres rolin e tyre aktiv në rritjen e përkrahjes për shtetin tonë!”, përfundoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit