19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Pacolli: Erdogan kishte sjell me vete kuzhinierin dhe vetëm stafi i tij ishte lejuar t’i shërbente në dhomën e hotelit

Rekomandime

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka folur për periudhën sa ishte menaxher kryesor në hotelin e Behgjet Pacollit në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai ka përmendur figura të ndryshme politike që kanë qëndruar në hotel – ndër ta dhe Bill dhe Hillary Clinton, Joe Biden, e Recep Tayyip Erdogan.

Por, Pacolli ka përmendur specifikisht presidentin turk, Erdogan.

Sipas tij, Erdogan, posa kishte arritur në hotel, kishte pasur kërkesa ndryshe nga diplomatët tjerë perëndimorë.

- Advertisement -

Tutje tregon se Erdogan kishte sjell me vete kuzhinierin e tij dhe se vetëm stafi i tij ishte lejuar të shërbente në dhomë.

“Presidenti turk erdhi me specifikat e tij të veçanta, deri të kuzhinieri i tij. Cdo gjë që është përgatitur në kuzhinën e hotelit, është testuar fillimisht është analizuar nga kuzhinieri që e kishte sjell me vete dhe pastaj, ai ushqim është shërbyer vetëm nga njerëzit e tij në dhomën ku ka qenë”, tha Pacolli në KojshiaShow.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit