Deputeti Behgjet Pacolli ka shtyrë për një orë e gjysmë fluturimin nga Tirana drejt Prishtinës.
Ai mësohet se i ka dërguar Qendrës Operative të Ministrisë së Shëndetësisë dokumentacionin shëndetësor me të cilin kërkon që t’i mundësohet vetizolimi në shtëpinë e tij në Hajvali.
Sipas burimeve të KOHËS, MSH-ja këtë dokumentacion ia ka përcjell ekipit mjekësor në Aeroport që do të vendosë më pas për hapat e mëtutjemë.
Ai ishte paraparë fillimisht që në Prishtinë të vinte rreth orës 17:30, ndërsa tash pritet të aterrojë rreth orës 19.