1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pak para takimit me Vuçiqin, publicisti kritikon Ramën: Po jep bekimin e ‘gropës serb’!

Rekomandime

Gajtë ditës së nesërme pritet të mbahet takimi ndërmjet Vuçiqit dhe Ramës për projektin e “Ballkanit të Hapur”.

Për këtë, ka reaguar edhe publicist Emin Azemi.

- Advertisement -

Ai në një postim në Facebook tha se “Udhëtimi i Ramës në Beograd po ndodhë mu në kohën kur Serbia për çdo ditë na befason me ide e veprime destruktive kundrejt Kosovës. Mosleximi drejt nga ana e Ramës e kësaj ndjeshmërie të Kosovës, na shpie në vitet e hershme 1946,47”.

Postimi i plotë

Nesër në Beograd vazhdon cirkusiada e quajtur “Ballkani i hapur”, por pa Zoran Zaevin. Edi Rama ende me kokëfortësi po i beson naivitetit të tij se me Vuçiqin ia vlen me “lidhë kastraveca”.

- Advertisement -

Politikën e jashtme shqiptare ai vazhdon ta projektojë si utopi që brenda e ka edhe “botën serbe”.

Udhëtimi i Ramës në Beograd po ndodhë mu në kohën kur Serbia për çdo ditë na befason me ide e veprime destruktive kundrejt Kosovës.

- Advertisement -

Mosleximi drejt nga ana e Ramës e kësaj ndjeshmërie të Kosovës, na shpie në vitet e hershme 1946,47 kur Beogradi bëhej krevati i butë i gjumit të udhëheqësve të atëhershëm shqiptarë, ndërkohë që inkuizicioni i OZNAs shpikte metodat më të sofikstikuara për tredhjen e shqiptarëve të Kosovës….

OPEN BALLKAN është një gropë septike të cilën Serbia e ka hapur për të kamufluar ambiciet e saj hegjemoniste në dëm të Kosovës, por edhe me bekimin e kryeminstrit Rama!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit