13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Palmer: Isha i qartë – Prishtina të heqë taksën, Beogradi të ndalë fushatën kundër njohjeve

Rekomandime

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha në një intervistë për televizionin RTV se Amerika nuk vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, e cila është e pakthyeshme, por normalizimin e marrëdhënieve që duhet të arrihen përmes dialogut dhe marrëveshjes.

Duke folur për qëndrimin e tij në Prishtinë, Palmer tha se ai ishte i qartë edhe atje, dhe se heqja e taksës për mallrat nga Serbia, është një nga mënyrat për normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e dialogut, transmeton Reporteri.net.

- Advertisement -

Deri te marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse të dy palët i përafrojnë qëndrimet, por ne nuk do t’i imponojmë askujt zgjidhje”, tha Palmer, duke shtuar se Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj kundër pavarësisë së Kosovës, për çka u vendos edhe taksa.

Amerika dëshiron një atmosferë pozitive, e cila për momentin nuk ekziston dhe mund të arrihet vetëm nëse Beogradi pushon aktivitet kundër shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe Prishtina heq taksën”, tha Palmer ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit