1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pamje kur Agim Ramadani me shokë thyejnë kufirin me me Shqipërinë

Rekomandime

Sot janë bërë 22 vite prej kur ka filluar Beteja e Koshares, e cila qëllimin kryesor e kishte për ta thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku edhe thyerja e tij u arrit më 9 prill të vitit 1999, duke shënuar edhe fitoren më të fortë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përballë forcave serbe.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së, kishte ndërmarrë një aksion të shkallës së gjerë për ta thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për të krijuar një korridor për futjen e ar.matimit në zonat e Iuftës.

- Advertisement -

Me këtë qëllim ishte projektuar edhe operacioni’Shigjeta’, ku pikërisht me 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares.

Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të atij viti shënoi një fitore të fortë për UÇK’në. Kjo betejë njihet edhe si një ndër betejat më të mëdha të UÇK’së kundër forcave serbe.

Triumfi i Iuftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

- Advertisement -

Më poshtë keni videon ku shihet Agim Ramadani së bashku me Iuftëtarët e tjerë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptaro.

VIDEO

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit