Një incident gjatë të cilit një zyrtar policor i Kosovës e kërcënon një qytetar se do t’ia v rasë djalin ka ndodhur në Pejë.
KALLXO.com ka siguruar një video-incizim, në të cilin shihet një zyrtar i Policisë, duke e kërcënuar një qytetar.
Në pamjet e mëposhtme shihet dhe dëgjohet zyrtari i Policisë duke e kërcënuar qytetarin se nëse nuk e sjell djalin brenda 10 minutave do t’ia tërheqë zvarrë.
“Ngom çka po te them, që s’e bjen qitu për 10 minuta, zhag ta ngrehi, a e ki të qartë?”, dëgjohet polici duke i thënë qytetarit.
Mandej, polici e kërcënon qytetarin edhe me v rasje të djalit.
“Shko bjere qetash fill, je kah vonohesh… Shko bima. Ngom. Kam me ta ngreh zhag që s’vjen për 5 minuta… Vallahi edhe e v ras”, dëgjohet duke i thënë polici qytetarit.
Ndërkohë, qytetari shihet të rrethohet edhe nga policë të tjerë.
KALLXO.com merr vesh se incidenti ka ndodhur pasi që djali i qytetarit u ka ikur policëve
iframe width=”560px” height=”315px” src=”https://video.gjirafa.com/embed/video-mp4-6″ frameborder=”0″ allowfullscreen>