1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pandemia po e riformëson Evropën në mënyrë të rrezikshme

Rekomandime

Rrëfimi me COVID-19 ndodhet edhe në kapitujt e hershëm të tij dhe andaj është tepër herët që të gjykohet ndikimi i plotë i pandemisë. Ama, qysh tani janë shpërfaqur gjashtë trendët potencialisht negativë të situatës për Evropën.

- Advertisement -

Të gjithë këta trendë janë bërë evidentë qysh para se virusi të shpërthente, por situata pas saj është duke u përkeqësuar. Në shumë mënyra, krejt këta faktorë ndikues ka të ngjarë që të prodhojnë dallgë të reja populiste anti-BE: ndërvarshmëri më të madhe ekonomike, kufij të kontrolluar më sertë dhe armiqësi më të madhe karshi politikave të gjelbra.

Deglobalizimi

COVID-19 u ka dhënë municion shtesë atyre që argumentojnë për vetëmjaftueshmëri më të madhe kombëtare apo evropiane. Shumë kohë para se virusi të shfaqej është folur shumë për “deglobalizimin” dhe për “riformësimin” e zinxhirëve të furnizimit. Kjo gjë ka rrjedhur pjesërisht nga politika: politikat potencialisht proteksioniste të Donald Trumpit që i kërcënojnë zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, njëjtë siç ka bërë edhe Britania e Madhe me insistimin për Brexit të zorshëm. Ekonomia ka po ashtu rëndësi: dallimet në paga midis ekonomive në ngritje, siç është Kina, dhe vendeve të pasura tani po ngushtohet, duke i reduktuar avantazhet e prodhimeve jashtë vendit. Tani shqetësimet po rriten për sigurinë e furnizimit me ilaçe, pajisje shëndetësore e madje edhe për komponentët kyç të industrisë së veturave, bashkë me dyshimin akoma më të madh për kompanitë kineze, të cilat e kanë fuqizuar nevojën për au tonomi më të madhe kombëtare apo evropiane për sa u përket zinxhirëve të furnizimit.

- Advertisement -

Politikat “kombi në rend të parë”

Kryeqytetet anembanë Evropës po marrin përherë e më shumë pushtet kundruall institucioneve të BE-së. Për dekada me radhë këto institucione kanë humbur terren karshi shteteve anëtare, të cilat i kundërshtojnë kompetencat që Brukseli ka akumuluar. Ama, kryeqytetet kryesore po i kërkojnë autoritetet e tyre në kohëra të vështira. E kanë bërë këtë gjë edhe një dekadë më parë, gjatë krizës financiare dhe asaj të euros, kur duhej të siguronin para për pako shpëtimi. Tani po e bëjnë këtë gjë përsëri. Komisioni Evropian ka pasur vështirësi që ta mbajë të bashkuar 27-shen dhe t’i koordinojë përgjigjet e tyre ndaj COID-19 – jo vetëm për shkak se kompetencat kryesore për shëndetësi, politika fiskale dhe kufij përqendrohen në nivel kombëtar, por edhe për shkak se shumë njerëz i kthejnë sytë kah liderët kombëtarë për t’i zgjidhur telashet.

- Advertisement -

Kontrolli më i sertë i kufijve

Bashkimi Evropian e ka forcuar kufirin e jashtëm të zonës Schengen që prej 2015-s, kur numri i njerëzve që kërkonin strehim në Evropë u rrit fillimisht për shifra enorme. Disa qeveri kanë zbatuar po ashtu kontrolle përgjatë kufijve të zonës Schengen. Emergjenca shëndetësore e ka rritur dyshimin te të huajt dhe në mars vendet e zonës Schengen të BE-së i mbyllën kufijtë e tyre të jashtëm për të gjitha udhëtimet që nuk janë të domosdoshme. Janë shfaqur edhe më shumë pengesa në lëvizje përbrenda Schengenit. Në njëfarë mënyre, qeveritë kësisoj mund ta kenë vënë virusin pak a shumë nën kontroll, por më pas do të jenë tejet ngurrues për t’i hapur kufijtë e Schengenit. Vizitorët nga ato pjesë të botës, ku sëmundja mund akoma të jetë e pakontrolluar, nuk do të jenë të mirëseardhur. Shumë politikanë do të dëshironin që t’ua vështirësonin sa më shumë që është e mundur jetën emigrantëve të parregullt.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit