0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Paralajmërimi për kryeministrin: Ja ‘patatja’ e nxehtë që e pret në tavolinë Kurtin

Rekomandime

Këto dy veprime duhet të merren seriozisht nga Kosova, sepse janë shumë domethënëse, në mënyrë që të përgatitet se çka mbron në bisedime. Për Kosovën në aspektin juridik ka qartësi të duhur.

Pse? Sepse Kosova është shtet dhe çdo veprim në kundërshtim me Kushtetutën është e dënueshme penalisht. Shteti i ynë është sovran dhe ka pushtet në tërë historinë e vetë.

- Advertisement -

Kjo e obligon këndo dhe në çfarëdo marrëveshje.

E thash këtë sepse me ligj nuk lejohet pushtet i trete, respektivisht Asociacion me kompetenca ekzekutive juridike dhe politike.

Gjithashtu nuk lejohet ndarja dhe as copëtimi i Kosovës. Kjo është kushtetuese”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, analistët politikë theksojnë se vazhdimi i dialogut me Serbinë, do të jetë çështje me prioritet që e pret ekzekutivin e ri të vendit, pas ndërprerjes për më shumë se një viti.

Sipas analistëve, ky proves do të jetë edhe një maratonë tjetër e pa fund, për shkak të dilemave të mëdha ndërkombëtare lidhur me formulën e marrëveshjes përfundimtare.

- Advertisement -

Këtë e ka paralajmëruar edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili ka thënë në Beograd se Bashkimi Evropian do të angazhojë një përfaqësues special për dialogun, duke shtuar se BE-ja duhet të përfshihet më shumë në çështjen në mes Prishtinës dhe Beogradit, çështje të cilat duhet t’i zgjidhin palët në dialog, pra Prishtina dhe Beogradi.

Lidhur me këto zhvillime të reja për të cilat duhet të përgatitet ekzekutivi i ri, për “Kosova Sot Online “ ka folur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, ky paralajmërim i Borellit është mesazh serioz për qeverinë e re, që të përgatitet për këtë proces me shumë të panjohura nga ato çfarë deri më tani i ka pasur të tavolinë të bisedimeve dyshja Thaçi e Vuqiq.

Sipas Kelmendit, dialogu me Serbinë, do të jetë tema e parë që e pret në tavolinë Albin Kurtin si kryeministër.

Muhamet Kelmendi

“Do të jetë kjo “patatja” e nxehtë që po i mbetet në dorë koalicionit të ri qeverisës sepse veprimi i parë që kërkohet ta bëjë është largimi i taksës.

Natyrisht se pas formimit të Qeverisë pritet nga faktori ndërkombëtar që taksa e vendosur të largohet dhe të vazhdohet me bisedimet e mbetura.

Nuk është çështja e bisedimeve se faktori ndërkombëtar nuk e dinë se si duhet të zhvillohen dhe çfarë përfundimi duhet të kenë. Përkundrazi! Çështja është se Kosova nuk ka qëndrim të qartë se ku donë me shkua me bisedime.

Edhe pala serbe ka qartësi të duhur. Vetëm Prishtina çalon me mendime të kundërta”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pala kosovare duhet të jetë shumë e përgatitur për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Këto dy veprime duhet të merren seriozisht nga Kosova, sepse janë shumë domethënëse, në mënyrë që të përgatitet se çka mbron në bisedime. Për Kosovën në aspektin juridik ka qartësi të duhur.

Pse? Sepse Kosova është shtet dhe çdo veprim në kundërshtim me Kushtetutën është e dënueshme penalisht.

Shteti i ynë është sovran dhe ka pushtet në tërë historinë e vetë.

Kjo e obligon këndo dhe në çfarëdo marrëveshje.

E thash këtë sepse me ligj nuk lejohet pushtet i trete, respektivisht Asociacion me kompetenca ekzekutive juridike dhe politike.

Gjithashtu nuk lejohet ndarja dhe as copëtimi i Kosovës. Kjo është kushtetuese”, përfundon profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit