16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

ParIamenti Europian e humb durimin me Serbinë: Vratë 8.000 vetë në Srebrenicë

Rekomandime

Deklarata e tyre erdhi dy ditë pasi policia e Serbisë pengoi aktivistët e të drejtave të hidhnin bojë mbi një murale të madhe në qendër të Beogradit, ku shihet portreti i komandantit të dënuar serb boshnjak të kohës së Iuftës, Ratko Mlladiç.

Një gjykatë ndërkombëtare për KRlMET e Iuftës e ka dënuar Mlladiçin me burgim të përjetshëm për gjnocid në enklavën boshnjake të Srebrenicës në vitin 1995, kur rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë të cilët ishin kryesisht myslimanë, u ekzekutuan nga trupat e tij gjatë Iuftës në Bosnje.

- Advertisement -

Kjo kujtohet si masakra më e rëndë ne Europë që nga nga Iufta e Dytë Botërore. Zyrtarët serbë kanë mohuar vazhdimisht se është kryer gjenocid në Srebrenicë dhe autoritetet nacionaliste të vendit kanë toleruar portretizimin e kriminelëve të dënuar serbë të Iuftës, përfshirë Mlladiçin, si heronj dhe Iuftëtarë të lirisë.

“Mbrojtja policore e muralit është një tjetër shembull i asaj që qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiç mendojnë në lidhje me pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në deklaratë. “Është krejtësisht e papranueshme që një vend kandidat për në BE të vendosë policinë e tij për të mbrojtur një mural të të dënuarve për KRlME Iufte,” shtohet atyre.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë mohimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimin e krimineIëve të dënuar të Iuftës”, vazhdon deklarata. Vuçiç, një ish-ultranacionalist, i hodhi poshtë kritikat e BE-së, duke thënë se “ato fjalë nuk kanë brenda tyre asgjë tjetër veç urrejtjes për serbët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit