1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Partia serbe në Kosovë po aludon se po vëzhgohen nga Vuçiqi pas vendosjes së kamerave në veri

Rekomandime

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS), po pretendon se serbët e komunës së Leposaviqit po vëzhgohen ilegalisht nga partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe nga Lista Serbe. PKS thotë se kështu po shkelen të drejtat e qytetarëve dhe privatësia e tyre.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Partia Serbe e Kosovës ka publikuar disa fotografi, sipër të cilave ka dhënë shpjegimin e tyre.

- Advertisement -

“Njoftojmë qytetarët e Leposaviqit se nga data 27 nëntor 2021 janë duke u përgjuar dhe filmuar paligjshëm nga Partia Përparimtare Serbe (Lista Serbe)… Edhe pse Lista Serbe është parti private, privatësia jonë si qytetarë është mbi çdo interes partiak dhe mbi grupet kriminale të Millan Radoiçiqit, i cili vepron nëpërmjet Listës Serbe” thuhet në reagim të PKS-së.

PKS ka paralajmëruar se do të denoncojë në Policinë e Kosovës akterët e video-instalimeve si dhe individët që mundësuan një gjë të tillë.

Sa më shpejt që të jetë e mundur, për hir të bashkëqytetarëve tanë dhe për mbrojtjen e privatësisë së tyre, ne do të denocojmë tek institucionet kompetente, në prokurori dhe Policinë e Kosovës, rastin ndaj video-instalimeve të tilla ilegale, si dhe ndaj individëve që kanë mundësuar instalimin”, thuhet tutje në reagim.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit