7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas humbjes, paralajmërohet ‘tronditja’ e radhës për Veselin e PDK-në

Rekomandime

“E siç kanë filluar dorëheqjet ne PDK menjëherë pas debaklit ne zgjedhje, është shumë e pritshme që PDK, të vazhdojë të tronditet edhe më tej, sidomos tani në opozitë, kur pritet të fillojnë edhe ngritjet e aktakuzave të para dhe nisë zhvillimi i hetimeve të reja e njëmendta, për korrupsion e krim të organizuar, kokat e të cilëve, nuk do mend se gjenden në PDK dhe kryesinë e saj”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës në krye me Kadri Veselin u deklasua nga votuesi, ku doli e treta me vota, pas Vetëvendosjes dhe LDK-së.

- Advertisement -

Sipas analistëve, qytetarët i dhanë përgjigjen PDK-së dhe Veselit, ku menjëherë filluan dorëheqjet nga kjo parti.

Por a do të vazhdojë të tronditet PDK-ja tash edhe në opozitë pas debaklit të zgjedhjeve? Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” foli analisti politik, Gani Qarri.

Gani Qarri

Sipas tij, pas 20 viteve me radhë në Kosovë, korrupsioni, nepotizmi, plaçkitja dhe krimi morën fund.

- Advertisement -

“Korrupsioni, nepotizmi, plaçkitja dhe krimi i organizuar dydekadësh i mbjellur dhe zhvilluar në mënyrë galopante nga PDK për 20 vite me radhë në Kosovë, më në fund u këputën prej zullumit e trashjes së stërtepruar dhe PDK me Kadri Veselin në krye, u deklasuan tërësisht në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Dhe përkundër faktit se ai dhe PDK kane shfrytëzuar maksimalisht administratën e punësuar ne institucione për t`ua marre votat me çdo kusht qytetarëve, votuesit e vetëdijësuar të Kosovës,të lodhur nga kapja e shtetit,nepotizmi,korrupsioni dhe krimi i organizuar në vend, kësaj radhe me verdiktin e tyre,përfundimisht i dhanë përgjigjen adekuate PDK-se dhe Kadri Veselit, duke i plasuar ne vendin e trete”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Veseli pranoi humbjen në një fjalim të tij, por nuk uroi fituesin.

- Advertisement -

“Kadri Veseli bëri sikur pranoi humbjen, në fjalimin e tij inatçor, nuk uroi fituesit as pranoi pyetje nga gazetarët, madje dy ditë pas zgjedhjeve, u pendua dhe kërkoi edhe rinumërimin e të gjitha fletvotimeve”, shtoi Qarri.

Tutje, ai tha se pas 6 tetorit, Kadri Veseli është dashur të jap dorëheqje të parevokueshme nga kreu i kësaj partie.

“Ndaj janë tejet të habitshme akrobacionet dëshpëruese të Kadri Veselit, për vet faktin se ai, fillimisht bëri sikur u pajtua me dështimin e tij biblik dhe kinse pranoi që PDK i ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit,ndërsa vetëm dy ditë më vonë, në vend se të jap dorëheqje të parevokueshme nga kreu i PDK-s, dhe lirojë vendin figurave të reja e të panjollosura me krim e korrupsion në parti, ai bashkë me Nismën dhe LDK-n e Isa Mustafës, dolën në unison, duke kërkuar rinumërimin e fletëvotimeve”, tha Qarri më tej.

Qarri shtoi se dorëheqjet e PDK-së menjëherë pas debaklit në zgjedhje kanë qenë të pritshme, sipas tij, PDK do të vazhdoi të tronditet edhe më tej.

“E siç kanë filluar dorëheqjet ne PDK menjëherë pas debaklit ne zgjedhje, është shumë e pritshme që PDK, të vazhdojë të tronditet edhe më tej, sidomos tani në opozitë, kur pritet të fillojnë edhe ngritjet e aktakuzave të para dhe nisë zhvillimi i hetimeve të reja e njëmendta, për korrupsion e krim të organizuar, kokat e të cilëve, nuk do mend se gjenden në PDK dhe kryesinë e saj”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit