21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Patriotizmi ynë përfundon në Vranje, kosovarët e shkretë aty po e mbushin pare buxhetin e Serbisë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Pasi ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë as tabela të kerreve, këtë problem se ka Serbia.

Po prodhon edhe për ne. Prishtina e krejt Kosova është mbushë tabela të Vranjes. Mijëra prishtinas, prizrenas a pejanë po e mbajnë me krenari flamurin e Serbisë në veturat e tyre. E bëjnë këtë pasi regjistrimi atje kushton pak më lirë.

Pra, ne për disa centë bëhemi qytetarë të Serbisë dhe i derdhim paret tona direkt në buxhet të Serbisë.

- Advertisement -

Aty fillon dhe mbaron patriotizmi ynë. Aty fillon dhe mbaron shtetndërtimi. A do ti bartëte tabelat e Kosovës një qytetar i Vranjës?

Jo, edhe po t’ia jepnim nja 5 mijë euro për këtë. E mijëra qytetarë tanër e bëjnë këtë pa asnjë hezitim, duke pagu edhe pare të majme për këtë.

- Advertisement -

Shteti i Kosovës nuk ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Serbisë dhe tu i bartë simbolet e atij shteti nëpër Kosovë. Ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Kosovës dhe tu i bartë simbolet tona.

Nëse ne nuk kfillemi si shoqëri, nuk qewim kufij personal, atëherë edhe zhbërjen si shoqëri e kemi shumë afër. Madje, nën këmishë.

Shteti me pare dhe me simbole forcohet e jo me përralla. Madje, ata që derdhin pare në buxhetet e shteteve tjera, duhet me iu qitë taksa ekstra këtu. Pse të mos jetë sjo taksa e patriotizmit. Kur të mungon, të dhemb xhepi. E kur të shprazet xhepi kfillesh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit