Partia Demokratike e Kosovës ka lansuar një spot elektoral mjaft interesant, në të cilin merr pjesë Kadri Veseli bashkë me ekipin e tij të ri.
Të gjithë së bashku janë duke udhëtuar me një autobus, i cili gjatë rrugës ndalet për shkak të një defekti.
Veseli, bashkë me ekipin e tij, dalin dhe e shtyjnë atë dhe ia dalin që ta qesin në breg.
- Advertisement -
Ky rrëfim duket se ka kuptimin “kur ndalet Kosova, Kadri Veseli dhe PDK e qesin atë në stom”.
“Bashkë mundemi. Me këtë ekip, gjithmonë do të keni zgjidhje. 112 për Kosovën. Ndërtojmë të ardhmen”, thotë Veseli.