10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Për çfarë u aftësua Ramushi si ushtar në shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi?

Rekomandime

Ramush Haradinaj nuk është i vetmi ndër luftëtarët kosovarë që u aftësuan në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Ish-Jugosllavisë e ku më pas ia kthyen tytat regjimit serb për lirinë e Kosovës.

- Advertisement -

Për “Indeks-Intervistë” me gazetarin Kreshnik Berisha, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ka treguar se aftësimin e parë në ushtrinë e ish-Jugosllavisë e mori për këmbësori, pastaj për ndërlidhje si dhe për mbrojtje kundër ajrore.

“Kemi pasë topa 3×20 milimetër. Kam shërbyer në Pirot në Ish Jugosllavi, afër Nishit dhe në Izvor, një vend që më vonë e bombardoi NATO. Ka qenë edukimi i parë ushtarak, megjithëse nuk është e tepërt të thuhet se një njohje me armët shqiptarët e kanë pas edhe jashtë shërbimit ushtarak në Ish-Jugosllavi” – ka deklaruar Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj ka treguar se kontaktin e parë me armët e kishte para shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Ish-Jugosllavi dhe për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë të dielën në ora 20:45 në rrjetin social Facebook

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit