Friday, July 19, 2024

Për herë të parë, grave në Arabi Saudite u lejohet ta bëjnë këtë gjë

- Advertisement -
- Advertisement -

Administrata e Arabisë Saudite njoftoi se për herë të parë në historinë e vendit, ka filluar zbatimi i rregullores e cila parashikon që gratë të mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e meshkujve.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, të bazuar në një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, rregulloret në fjalë kanë filluar të zbatohen në mbarë vendin.

- Advertisement -

Zyrtari theksoi se ata që kanë pyetje në lidhje me rregulloret e reja duhet të drejtohen tek autoritetet përkatëse.

Sipas dekretit të publikuar në gazetën zyrtare në Arabinë Saudite më 2 gusht, ishte paraqitur që “grave t’u njihen të drejtat për të nxjerr pasaportë dhe të udhëtojnë jashtë vendit ashtu siç u njihet edhe meshkujve, pa lejen e kujdestarëve të tyre meshkuj si baballarët, bashkëshortët, vëllezërit edhe djemtë e tyre”.

Para rregullores në fjalë gratë (pa marrë parasysh se në cilën grup moshë bëjnë pjesë) dhe meshkujt nën 21 vjeç duhej të merrnin leje nga kujdestarët e tyre për të mund të udhëtuar jashtë vendit.

- Advertisement -

Gjithashtu me të njëjtën rregullore adresa e vendbanimit të grave të martuara nuk është e detyrueshme të jetë njësoj me atë të bashkëshortit, si dhe për herë të parë u njihen të drejtat si nxjerrja e dokumenteve zyrtare të lindjes, martesës, ndarjes dhe të tjera, si dhe marrja e kujdestarisë së fëmijëve të tyre të vegjël./ksp

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura