3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Përdorimi i specit djegës redukton rrezikun e vdekjes nga infarkti

Rekomandime

Të përdorësh zakonisht specin djegës në kuzhinë (rreth 4 herë në javë) redukton rrezikun e vdekjes nga Infarkti me 40% dhe nga hemorragjia cerebrale më shumë se 60%.

- Advertisement -

Ndër të tjera përdorimi i zakonshëm i specit djegës redukton me 23% rrezikun e vdekjes nga çfarë do lloj shkaku. Lajmi vjen nga një studim i publikuar në Journal of the American College of Cardiology në bashkëpunim me repartin e epidemiologjisë të IRCCS Neuromed të Pozzilli (Isernia).

Në këtë kërkim shkencor kanë marrë pjesë edhe një staf i Institutit Superior të Shëndetit italian, Universiteti i Insubrias në Varese dhe Cardiocentro Mediterraneo e Napolit.

Studimi është bazuar në kontrollet ushqimore të bëra tek rreth 22.811 personave, ku shëndeti i tyre është monitoruar për një periudhë mesatare 8 vjeçare. Ekspertët kanë parë që përdorimi 4 herë në javë ose më shumë i specit djegës redukton me 23% rrezikun kompleks të vdekjes, 40% redukton vdekjen nga Infarkti, si dhe redukton hemorragjitë celebrale.

- Advertisement -

Aspekti më interesant- ka thënë drejtuesja e këtij kërkimi Marialaura Bonaccio, epidemiologe e Neuromed –është që mbrojtja e siguruar nga speci djegës është i pavarur nga tipi i dietës së miratuar në tërësi. Efekti mbrojtës i specit djegës është i njëjtë për të gjitha llojet e dietës që ju zgjidhni të përdorni. Do të duhen studime të reja, shtojnë studiuesit, për të zbuluar mënyrën (mekanizmin biokimik) nëpërmjet të cilit speci djegës dhe të tjera bime të tjera të ngjashme me të, të përdorura në kuzhinë, ushtrojnë këto efekte mbrojtëse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit