2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përplasja AAK-LDK mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, vlerësojnë analistët

Rekomandime

Janë duke vazhduar përplasjet në distancë mes partive që udhëheqin me pushtetin, Alencës për Ardhmëinë e Kosovës dhe LDK-së.

- Advertisement -

Shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion dhe cështja e zgjedhjes së presidentit të vendit, ka thelluar akomë më shumë përçarjet mes liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe kreut të ekzekutivit, Avdullah Hoti.

Pas këtyre përplasjeve, nga analistët politikë kjo po shihet si vazhdimësi e mospajtimeve të krerëve të koalicionit në pushtet, për çka, siç kanë vlerësuar ata, vendi mund të shkojë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Drejtori i Organizatës “Çohu”, dhe analisti politik, Arton Demhasaj për GazetaBlic ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme, sipas tij, mund të jenë gjithnjë në cdo kohë.

- Advertisement -

“Mundësia për të shkuar në zgjedhje është gjithnjë, për shkak se në qeveritë gjithmonë janë shkarkuar nga vetë partnerët e koalicionit.

Eventalisht përçarja mes partnerëve aktualë nëse nuk përfshihet edhe futja e dikujt tjetër në koalicion, vendi mund me shku në zgjedhje, aq më pak kur e dimë që ekziston një mocion i mosbesimit i iniciuar nga Vetëvendosje, që potencialisht me bashkimin në atë mocion të AAK-së dhe ndonjë deputeti tjetër edhe mundet me ndiku që Qeveria Hoti me u shkarku. Pra, mundësia është gjithmonë”, vlerëson ai.

- Advertisement -

Sipas tij, “benzinë” përçarjes mes krerëve të koalicionit i është hedhur pas diskutimit për zgjidhjen e cështjes së presidentit të vendit.“Mendoj që krejt kjo që po ndodhë është për cështjen e presidentit, për shkak se deri në fund të shkurtit duhet të zgjidhet kjo cështje.

Nëse nuk gjendet një kompromis brenda LDK-së, AAK-së, Nismës dhe ndonjë partie tjetër opozitare për me gjetë zgjidhje për këtë cështje, atëherë vendi domosdo ka për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë ai.

Edhe për njohësin e çështjeve politike, Fitim Salihu, pas këtyre përplasjeve, siç ka thënë ai, koalicionit në pushtet i duhet një partner i ri, pasi që sipas Salihut, ky koalicion s’i ka as votat e mjaftueshme për ligje të thjeshta.“

Kjo është një prej pikave ku përplasen partnerët e koaliconit dhe është shenjë e qartë që s’janë në sinkron, e kjo është dukur edhe te çështja e presidentit dhe marrëveshja e Uashingtonit. Pra, kjo e Task-forcës është e radhës, e cila dëshmon se kjo qeveri e ka të vështirë me vazhdu gjatë me këtë.

Prandaj, ose i duhet të mirret një partner i ri që eventualisht mund të jetë PDK-ja, ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Problemi nuk është vetëm tek mospajtimet, por edhe nëse janë unikë, ky koalicion s’i ka mjaftueshëm votat, e nganjëherë as për ligje të thjeshta, duke mos folur për çështjen e presidentit që duhen 80 sosh.

Kështu që, ose duhet një partner i ri në koalicion, ose duhet të ketë zgjedhje të reja”, ka thënë Salihu ditë më parë për GazetaBlic.

Ishte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri që ndezi akoma këtë përçarje të koalicionit, derisa ka thënë se për partinë në të cilën është ai, të vetmin emër për president e kanë atë të liderit të tyre, Isa Mustafës.

Menjëherë pas deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, nga partia e Ramush Haradinajt, që është partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, kanë ardhur “kërcënime” se mund të dalin nga bashkëqeverisja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se si parti presin mirëkuptimin e partnerëve të koalicionit dhe të opozitës për zgjedhjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për president.

“Ne besojmë në mirëkuptimin e partnerëve të koalicionit, dhe poashtu në partitë opozitare që të kemi besimin e tyre për president.

AAK nuk i do zgjedhjet, por ato janë opsion nëse dështojmë në zgjedhjen e presidentit që tashmë është nominuar zyrtarisht nga AAK”, ka thanë Haradinaj.

Në përplasjen e fundit rreth presidentit, është përfshirë edhe ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.

Sipas Veliut, në LDK nuk është diskutuar çështja e Presidentit, dhe në momentin që do diskutohet, sic ka deklaruar Veliu, do të bëhet publik qëndrimi i tyre.Kreu i MPB ka deklaruar se nëse nuk arrihet një konsensus për postin e të parit të vendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit