1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pesë arsyet pse po rriten rastet e reja me Covid dhe po ulet numri i viktimave

Rekomandime

Në të gjithë botën në javët e fundit janë rritur rastet e reja të infesksionit Covid.

- Advertisement -

Sipas të dhënave nxjerrë nga grafiku i pandemisë, janë më shumë se 13 milionë të infektuar dhe mbi 570 mijë vdekje të shkaktuara nga koronavirusi.

Në SHBA janë regjistruar deri tani mbi 3.3 milionë të prekur dhe 135 mijë viktima, teksa vetëm dje në vend pati rreth 60 mijë raste të reja Covid dhe 411 vdekje.

Brazili, në vendin e dytë në renditjen pandemike duket se ende është në rënie të lirë me rreth 1.9 milion raste positive dhe më shumë se 72 mijë viktima.

- Advertisement -

Rusia me 145 milionë banorë ka afro 740 mijë të infektuar dhe mbi 11 mijë viktima.

Duket se ndërsa numrat e të prekurve rriten, numrat e vdekshmërisë po ulen.

- Advertisement -

Ky fenomen nuk i ka shpëtuar as revistës prestigjoze ‘The Antlantic’, e cila solli rastin krahasimor në SHBA. Më 8 korrik në vend u regjistrua rekordi 62 mijë infeksione, 5 herë më shumë se në kontinentin europian, por numrat e vdekshmërisë janë ulur në shkallën 75% krahasuar me pikun e muajit prill. Trump ka deklaruar se infeksionet e reja në vend janë të parrezikshëm kurse kryevirologu amerikan Anthont Fauci është shprehur se SHBA ka mortalitet të lartë krahasuar me vendet e tjera

Ku është e vërteta? Vështirë ta thuash me siguri…Nga ana tjetër, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në nëntor, secila palë do të interpretojë situatën në avantazhin e saj.

Shpjegime të mundshme

Në çdo rast, ekzistojnë pesë shpjegime të mundshme të dobishme për të justifikuar uljen e vdekjeve përballë rritjes së infeksioneve. E para është se, midis momentit të saktë kur ka një rritje të rasteve dhe një rritje të vdekjeve, duhet të ketë një interval. Dhe kjo për shkak të vonesës së mundshme të vetë vdekjeve, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Me fjalë të tjera, mund të ketë një mospërputhje të përkohshme ndërmjet datës në të cilën një pacient vdes dhe datën në të cilën lëshohet certifikata e vdekjes, ose mund të ketë vonesa të tjera burokratike.

Sipas disa ekspertëve, për më tepër, raporti zyrtar i një vdekjeje të shkaktuar nga Covid mund të vonojë ekspozimin ndaj një infeksioni Covid deri në një muaj. Dhjetra ditë mund të kalojnë midis inkubacionit të infeksionit, shfaqjes së simptomave të para, vdekjes eventuale të pacientit dhe regjistrimit të tij. Është e mundur që vala e vdekjeve në lidhje me këtë valë mund të vijë në javët e ardhshme.

Shpjegimi i dytë është se numri më i madh i testeve të kryera u ka lejuar autoriteteve të gjejnë më shumë raste, dhe për këtë arsye të shmangin më të keqen.

Një arsyetim tjetër është se pacientët e rinj të infektuar janë të grupmoshës së re dhe për këtë arsye të infektuarit e rinj janë më rezistentë se të moshuarit.

Ende duke mbetur në Shtetet e Bashkuara, në Florida mosha mesatare e rasteve të reja Covid kaloi nga 65 vjeç në mars në 35 vjeç në qershor.

Shpjegimi i katërt ka të bëjë me një trend tjetër që nuk duhet të nënvlerësohet: pacientët e shtruar në spital vdesin më rrallë. Pas muajsh ferri, mjekët ndoshta mësuan të merren me rastet urgjente. Analiza e fundit: stina e verës mund të ketë zbutur përhapjen e virusit, megjithëse ky shpjegim i fundit nuk duket plotësisht bindës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit