1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Petkovic: Asociacioni është i rëndësishëm, nëse Kurti se kupton këtë, ka zgjedh profesionin e gabuar

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e refuzuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i ka dhënë edhe një herë goditje normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse Kurti nuk e kupton se stabiliteti rajonal, progresi social dhe ekonomik janë në interes të shqiptarëve në Kosovë, atëherë ai ka zgjedh profesionin e gabuar”, tha Petkoviç.

- Advertisement -

Sipas tij, formimi i Asociacionit është në interes të Serbisë dhe popullit serb, “sepse është negociuar si një mekanizëm solid për mbrojtjen e të drejtave dhe pozitës së serbëve në Kosovë dhe se kjo nuk duhet të jetë problem për asnjë politikan përparimtar shqiptar”.

Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është interes i Serbisë.

Sipas Kurtit, për këtë arsye “nuk ka pse të merrem me të”.

- Advertisement -

“Asociacioni një nga 33 marrëveshjet e arritura, e që s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Serbia e përmend pikërisht këtë. Por s’ekziston një hierarki që na thotë se kjo është marrëveshja më e rëndësishme. Për Serbinë po. Por ajo që është më e rëndësishmja për Serbinë, s’është për mua. Për mua është ajo për diploma, ajo për IBM”, ka thënë fillimisht ai.

“Nuk kam pse të merrem shumë me të. Ai është interes i Serbisë. Është interes i Serbisë dhe këtë s’e harroj. Pse të merrem ditë e natë me interes të Serbisë. Merrem me interesa të Kosovës. Ua shpjegoj ndërkombëtarëve qëndrimin tonë, por ai s’është interes as i serbëve të Kosovës”.

- Advertisement -

“Asnjë s’ka ardhur të më thotë zbatoje. Edhe sa i përket qëndrimit të SHBA-së, me administratën e re karshi Serbisë, edhe me letrat e presidentit Joe Biden kryefjala është njohja e ndërsjellë. Besoj se është obligim dhe detyrë e çdo qytetari që në pikënisje në raport me Serbinë ta ketë kërkesën për njohje, jo për Asociacion”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit