7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Piloti i parë i Kosovës rrëfen historinë e dhimbshme: Mbetjet mortore të babait dhe vëllait u gjetën në një varr masiv

Rekomandime

Kur Afrimi ishte tetë vjeç, papritur familja e tij, nga tetë anëtarë; dy prindërit, katër vëllezër e dy motra, mbeti në gjashtë persona.

- Advertisement -

Paradoksalisht, vuajtjet e familjarëve të shpëtuar nga lufta, u lehtësuan vetëm në vitin 2015, kur mbetjet mortore të babait dhe vëllait të tij, u gjetën në një varr masiv dhe u rivarrosën në vendlindje. Sidoqoftë, ëndrrat duket se nuk i shuan as plumbi. Aq më pak të një fëmije.

“Gjithmonë e kam pasur si ëndërr të bëhem ushtar. Një ëndërr më reale ka qenë kur ka filluar lufta, ku edhe kam parë ushtarë të UÇK-së”, e nis rrëfimin Afrim Zabeli, piloti i parë i ushtrisë së Kosovës.

Shumë ëndrra të tjera u shuan që të shpëtuarit të rrëfejnë kujtimet e një kohe të rëndë.

- Advertisement -

“Shumicën e pamjeve e të kujtimeve i kam të freskëta”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit