7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pjesa 3 / Strategjia e shërbimit sekret serb për ta shkatrruar strukturën e UÇK-së pas vitit 2000

Rekomandime

Shkruan: Faton B.Mehmetaj

- Advertisement -

Në vitet 90-ta kreu i shërbimit informativ serb, Ivica Stanishiq i kishte takuar personalisht një pjesë të mirë të parisë së Kosovës.

Shërbimet sekrete serbe ishin mirë të informuara, kishin siguruar kontakte e burime kudo.

Ata, me qëllim që ti monitorimin dhe kontrollonin grupet ilegale por edhe strukturën e UÇK-s në përgjithsi, kishin infiltruar dhe regrutuar brenda radhëve të UÇK-së rreth 140 përsona, kjo shifër është bërë edhe publike si e tillë.

- Advertisement -

Këta përsona i shërbyen shërbimeve sekrete serbe, gjatë Iuftës dhe pas mbarimit të sajë. Bazuar në disa shifra që janë bërë edhe publike, diku 700 përsona nga Kosova janë pjesë e shërbimeve sekrete serbe dhe të sigurisë përfshirë këtu edhe serbët e Kosovës që janë të regrutuar nga shërbimet sekrete serbe zyrtarisht.

Prej tyre, sigurisht që ka edhe të tillë që punojnë në administratën e Kosovës, madje edhe në pozita të mëdha shtetrore.

- Advertisement -

Një numer jo i vogël që kanë punuar në administratën e qeverisë së Millosheviqit, punojnë edhe në administratën e Kosovës, në pozita të lakmueshme.

Sigurisht ndokush prej tyre që punon për shërbimet sekrete serbe, këtë punë e kryen me komoditet i mbrojtur nga shteti i ri i Kosovës, konkretisht nga njerëzit e shërbimeve serbe që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

E di që ka qenë kërkesë parlamentare e komisionit parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së që të merren iniciativa për ti zbardhur këto raste, por kjo kërkesë është neglizhuar vazhdimisht edhe nga Eulex-i, KFOR-i dhe shërbimet e sigurisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, një gjë është vërtetuar, inkorporimi i këtyre strukturave nëpër institucionet e Kosovës e ka shkatrruar progresin dhe zhvillimin e vendit, për shkak se ata e sabotojnë dhe neglizhojnë ç’do gjë që lidhet me progresin e Kosovës.

Puna e shërbimeve sekrete serbe kundër strukturës së UÇK-së, me kalimin e kohës filloj të japë rezultate, dezinformatat që i lansonte rrjeti i BIA-s dhe bashkpunëtorëve të tyre kundër UÇK-së u bënë pjesë e vetëdijes sonë të përditëshme.

Goditjet e parreshtura të shërbimit sekret serb mbi shtresen e UÇK-së arritën që gradualisht ta bëjnë neutralizimin politik të tyre në politikbërjen e Kosovës. Gradualisht strukturat e njerëzve anti UÇK filluan të rriten dhe të dalin hapur me sherfaqjet e tyre, shpesh herë edhe pa të vetmen arsyje.

Gati të njëjtat struktura që sot trumpetojnë kundër UÇK-së, trumpetonin më heret idetë e Millosheviqit se me suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe Kushtetutës së Kosovës nuk humb asgjë populli i Kosovës.

Në këto kohëra u dënuan mbi 380 përsona në ushtrinë jugosllave vetëm pse ishin shqiptar. Përmes këtyre presioneve por edhe metodave tjera represive Beogradi pretendonte që ti zhvishte shqiptarët prej ç’do lloj pushteti, para aprovimit të kushtetutës së re të Serbisë. Akzat ndaj shqiptarëve nuk pushuan, kështu ndodhi edhe më rastin e akzave të “Shtëpisë së Verdhë” në malet e Kukësit, si një “poliklinikë” në të cilën gjoja janë kryer transplantime të organeve njerëzore.

Ky trillim për herë të parë u lansua nga Carla Del Ponte, në librin e saj autobiografik me titull “Gjuetia-Unë dhe KrimlneIët e Iuftës”.

Këto ak.uza ishin projektuar fillimisht në laboratoret e shërbimit sekret serb për ta goditur UÇK-n, gjithmonë sipas planit të shërbimeve serbe.

Të dhënat e paraqitura në këtë libër ishin krejtësisht apsurde dhe dukeshin hapur që kishin vetëm një qëllim, njollosjen e strukturës së UÇK-s në arenën ndërkombtare që serbët e arritën përmes Carla Del Pontes.

Madje ajo në një intervistë të dhënë më herët për “Ora Neës”, vë në pikëpyetje edhe ekzistencën e Kosovës si shtet, që është edhe një sinjal apo dëshmi tjetër që ajo e përfillë dhe është e ndikuar nga politika e qarqeve serbe dhe është lobiste e paguar e nomenklaturës së vjetër të patriotëve serb.

Disa vite pas, në mënyrë krejt klandestine, bashkëkombësi i Del Pontës, Dick Marty hartoi një raport me të cilin denoncoi UÇK-në për “transplantim”’ dhe “trafikim organesh njerëzore” në Këshillin Evropian që rezultoi me themelimin e Gjykatës Speciale me një fond prej 350 milionë dollarësh.

Gjykata Speciale u formua për pjestaret e UÇK-së mbi bazën e “Shtëpisë së Verdhë”, ak.uzë kjo që ra pasi u arrit qëllimi ndaj UÇK-së, por u harruan mbi 3000 autoritete komanduese ushtarako-policore serbe që kanë kryer krlme në Kosovë.

Prej këtyre 1000 kanë qenë në pozita të larta komanduese si gjeneralë, kolonelë, majorë etj. Këto të dhëna janë të konfirmuara edhe nga Natasha Kandiqi.

Me kalimin e kohës dhe pas hetimit të Tribunalit të Hagës, UNMIK-ut dhe Eulex-it, në pamundësi për të gjetur prova e fakte, madje të gjithë këta bashkë nuk kanë mundur ta sigurojnë një provë të vetme, sepse i gjith rasti ishte trillium i romanit të Carla Del Pontes, “Gjuetia-Unë dhe KrlmineIët e Iuftës”, rasti u mbyll, por që nga viti 2004 e deri në vitin 2010, ky rast edhe pse i rrem dhe i trilluar kishte ndikuar shumë negativisht në imazhin e shtetësisë së Kosovës, sepse mbi këto ak.uza ishin bërë mijëra shkrime, qindra reportazhe, raporte në Këshillin e Sigurimit, hetime të dhjetra e dhjetra rasteve e njerëzve që janë imagjinuar të kenë lidhje mëkëtë rast.

Edhe pse kjo ak.uzë u devalvua dhe si e tillë u hodh në koshin e mbeturinave, dëmet Kosovës i’u bënë të mëdha. Serbia përmes kësaj ak.uze e zhvendosi vemendjen e krlmeve të Iuftës mbi strukturën e UÇK-së, duke e amnistuar veten për krlmet e tmerrshme që ajo i kishte kryer në Kosovë dhe te.rritorin e ish-Jugosllavisë.

Pos kësaj, përmes kësaj ak.uze, Serbia e zhvendosi edhe vëmendjen e ak.uzave për transplant të organeve në spitalet e VMA-së që ishin bërë në spitalet ushtarake të Serbisë në një “Shtëpi” të imagjinuar, në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.

Përmes kësaj historie krejtësisht imagjinare nga dy zyrtar të lartë evropian, Del Pontes, drejtuese e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës dhe Dick Marty, senatorit zviceran, i përdorën pozitat e tyre zyrtare për interesa të Serbisë të ndikuar nga diplomacia dhe shërbimet sekrete serbe, arritën ta njollosi strukturën e UÇK-së në nivelin ndërkombëtar me qëllim të shkatrrimit dhe zbehjes së imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në këtë projekt ishte i përfshirë edhe zyrtari i OKB-së, peruani Jose-Pablo Baraybar, i cili ka udhëhequr shumë kërkime në Kosovë, është paditur nga familjarë të vlktimave në Kosovës për eksperimentimin pa autorizim të mbetjeve mrtore të mbi 400 vlktimave të Iuftës.

Kallëzimi penaI ndaj tij është ngritur në vitin 2006 por UNMIK-u nuk jep asnjë detaj për këtë situatë as sot. Përmes këtyre ak.uzave Serbia arriti qëllimet e veta, duke i vënë në lajthitje dy njerëz më kredibilitet ndërkombëtar.

Ky është një tregues i qartë se Kosova u çlirua nga ter.rori i Iuftës konvencionale serbe në qershor të vitit 1999, me Iuftën e UÇK-së dhe mbështetjen e NATO-s, por nuk u çlirua nga te.rrori i Iuftës speciale të shërbimeve inteligjente të BIA-së dhe KOS-it.

Ata në këtë Iuftë të ndyrë kundër UÇK-së, paguan shumë media vendore, rajonale e ndërkombëtare, organizuan një fushatë të tmerrshme kundër UÇK-së duke i shfrytëzuar mjetet e komunikimit masiv, librat e shumta, kinematografinë dhe diplomacinë, duke e bërë për vete edhe një pjesë të opinionit të brendshëm në Kosovë, arriten që ta ngujojnë dhe ta kryqëzojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Pjesa e III-të

(Vijon)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit